Hyrje në SQL

2.      KOMANDA SELECT

Komanda SELECT është komanda më e përdorshme prej programuesve në SQL. Ajo përdoret për të nxjerrë të dhëna nga databaza dhe për ti paraqitur ato në tabela të përdorshme. Trajta e sintaksës së kësaj komande paraqitet si vijon:

Kërkesa SELECT ka dy pjesë kryesore. Pjesa e parë i referohet pyetjes “çfarë”, e cila përcakton çfarë ne duam që SQL të kërkojë dhe të nxjerrë. Pjesa e dytë i referohet pyetjes “ku”, e cila tregon se ku duhet kërkuar, dhe kjo mund të jetë një tabelë SQL, një pamje (view) SQL apo ndonjë objekt tjetër të dhënash SQL.

Le të japim një shembull nga një databazë e quajtur “Databaza_ime” e cila përmban një tabelë të dhënash të quajtur “Porositë” si në tabelën 8-1.

Tabela 8‑1: Tabela ‘Porositë’

Kërkohet që të nxirren nga kjo tabelë të dhënat e klientëve për ID, produktin, çmimin dhe sasinë e blerë. Kodi përkatës që duhet përdorur është:

Rezultati që merret është lista e të gjithë rekordeve që përmban vetëm kollonat e përcaktuara si në tabelën 8-2.

Tabela 8‑2

Vemë në dukje që ne mund të ndryshojmë renditjen e kollonave në dalje duke ndryshuar renditjen e tyre në komandën SELECT. Për shembull, kodi i mëposhtëm do të nxjerrë të dhënat e tabelës ku renditja e kollonave Sasia dhe Çmimi do të alternojnë njëra tjetrën.

Ndërkohë, në rast të nxjerrjes të të dhënave të plota të një tabele me të gjitha kollonat që ajo përmban, nuk është e nevojshme të specifikohen emrat e tyre, por përdoret karakteri * në komandën SELECT si vijon

I vetmi kufizim në këtë rast është pamundësia për të ndryshuar renditjen e kollonave në tabelën e rezultateve.

Komanda SELECT mund të shoqërohet me elementë të tjerë komandash siçështë për shembull DISTINCT, e cila mundëson nxjerrjen e rekordeve të ndryshme nga njëra tjetra për fushat e zgjedhura. Në shembullin e mëposhtëm tabela e rezultateve do të nxjerrë një tabelë me vetëm dy rreshta dhe një kollona me vlerat “kemishë” dhe “pantallona”.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *