FJALORËT E SHQIPES


FJALORËT E SHQIPES
✤ Vepra leksikografike që përfshijnë në përmasa të ndryshme leksikun e gjuhës shqipe, të shpjeguar ose të ballafaquar me atë të gjuhëve të tjera. Që nga shek.XVII e deri më sot janë hartuar rreth 250 fjalorë e fjalorthë, të cilët janë botuar si vëllime më vete a si shtojcë në vepra të tjera ose kanë mbetur dorëshkrim. Këta fjalorë u takojnë dy periudhave historike—përpara Çlirimit dhe pas Çlirimit të Shqipërisë. Me këto periudha lidhen edhe qëllimet, tiparet e veçoritë e tyre themelore.

Në periudhën e parë janë hartuar rreth 80 fjalorë e fjalorthë, kryesisht dy ose disagjuhësh. Ndër ta 60% janë fjalorë gjuhë e huaj-shqip, ndërsa 40% janë fjalorë shqip-gjuhë e huaj ose fjalorë krahinorë e terminologjikë. Ndër autorët e kësaj periudhe rreth 30 janë shqiptarë, të tjerët — të huaj. Në Shqipëri janë botuar rreth 20 fjalorë (nga viti 1895 deri në Çlirim). Fjalësi shqip i këtyre fjalorëve, me përjashtim të fjalorit të K.Kristoforidhit, është mbështetur te njëri a tek tjetri dialekt i shqipes.

Ndër fjalorët e kësaj periudhe më të rëndësishmit janë: Fjalori latinisht-shqip (1635) i F.Bardhit (shih), Fjdlori shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip i J.G.Hanit (1854), Fjalorët itaiisht-shqip dhe shqip-italisht të F.Rosit (përkatësisht 1866 e 1875), Fjalori shqip-italisht i J.Junkut (1895), Fjalori shqip-italisht i Shoqërisë «Bashkimi» (1908), Fjalori shqip-italisht i A.Leotit (1937) etj. Një vena më vete zë në këtë periudhë Fjalori i gjuhës shqipe i K.Kristoforidhit (hartuar në vitet 80 të shek. XIX e botuar më 1904), i pari fjalor me bazë të gjerë gjithëkombëtare. U bënë edhe hapat e parë për botimin e fjalorëve krahinorë nën titullin «Fjalorth i ri». Për studimet shqiptare ndihmuan edhe disa fjalorë që u botuan si shtojca në vepra të ndryshme.

Përpara Çlirimit janë hartuar edhe mj’aft fjalorë e fjalorthë të tjerë, që nuk arritën të botoheshin. Ndër ta mund të përmenden: Fjalori frëngjisht-shqip i S.Kolesë (1910), Fjalori i gjuhës shqipe i S.Pecit (1936) etj. Një lëndë të gjerë për një fjalor të gjuhës shqipe mblodhi në këtë periudhë sidomos A.Xhuvani; kjo lëndë po botohet në kohën tonë në trajtë fjalori në «Studime filologjike». Ka dëshmi se edhe S. Frashëri hartoi një fjalor të shqipes me rreth 15.000 fjalë.

Në periudhën e dytë janë hartuar brenda e jashtë Shqipërisë rreth 170 fjalorë e fjalorthë; pjesa më e madhe e tyre është botuar. Pas fitores së revolucionit popullor leksikografia e re shqiptare vuri në jetë udhëzimet e Partisë për hartimin e fjalorëve shpjegues të gjuhës shqipe, për pastrimin e ndërtimin e terminologjisë tekniko-shkencore dhe për hartimin e fjalorëve terminologjikë e specialë, për plotësimin e nevojave të shkollës e të prodhimit me f j alorë dygjuhësh dha për të krijuar një bazë sa më të gjerë për fjalorët, duke mbledhur sidomos visarin leksikor e frazeologjik të shqipes në mënyrë sistemore e të organizuar. Këto detyra janë kryer e kryhen nga një varg institucionesh kërkimore-shkencore, mësimore e botuese, duke e vënë hartimin e fjalorëve mbi themele të shëndosha ideoshkencore. Më 1954 u botua «Fjalori i gjuhës shqipe» (shih), më 1980 u botua «Fjalori i gjuhës së sotme shqipe»—• fjalori më i plotë e më shkencor i hartuar deri më sot (shih); pas tij u përgatit edhe një «Fjalor i gjuhës së sotme shqipe» (1984) i një tipi të ri, me rreze më të gjerë veprimi (me rrethfjalë). Pas Kongresit të Drejtshkrimit u botua i pari «Fjalor drejtshkrimoT i gjuhës shqipe» (1976). Krahas këtyre fjalorëve ka filluar botimi i serive të fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh e të fjalorëve specialë për fusha të ndryshme të shkencës e të teknikës (ndër ta edhe fjalorë politeknikë). Deri më sot nga këto seri janë hartuar mbi 40 fjalorë me më se 70.000 terma. Krahas këtyre, është ndërmarrë edhe hartimi i fjalorëve terminologjikë specialë me shpjegime. për disa fusha të shkencave. Pas Çlirimit është shtuar shumë edhe numri i fjalorëve të përgjithshëm dygjuhësh; në RPS të Shqipërisë janë botuar më se njëzet fjalorë të tillë. Krahas përmirësimit të cilësisë së tyre, janë vendosur edhe përpjesëtime objektive në mes gjuhëve; ndërsa më përpara, për arsye të njohura historike, kanë mbizotëruar fjalorët italisht-shqip e shqip-italisht, në periudhën e dytë janë hartuar fjalorë për një varg gjuhësh evropiane, si shqip-frëngjisht e frëngjisht-shqip, shqip-rusisht e rusisht-shqip, shqip-anglisht e anglisht-shqip (ndër ta edhe «Fjalori frazeologjik anglisht-shqip»), gjermanisht-shqip, italisht-shqip, shqip-greqisht, serbokroatisht-shqip etj. Në këta fjalorë visari leksikor i gjuhës shqipe është ballafaquar me suksës edhe me leksikun e gjuhëve letrare më të lëvruara të Evropës. Për herë të parë në vendin tonë është botuar edhe një «Fjalor me emra njerëzish» (1982). Një vend më vete zë i pari «Fjdlor enciklopedik shqiptar» (19851. Edhe nga studiuesit shqiptarë nga Kosova e Maqedonia janë botuar një varg fjalorësh me fjalë e shprehje të rralla shqipe, si edhe fjalorë dygjuhësh e terminologjikë. Ndër ta mund të përmenden: «Fjalor shprehjesh e fjalësh popuilore» (1982), «Fjalorth i fjalëve të rralla» (1979), fjalorët shqip-serbokroatisht e serbokroatisht-shqip, «Fjalor frengjisht-shqip», «Fjalor esperanto-shqip» etj. Një rrugë të re për njohjen e leksikut të diasporës shqiptare çeli «Fjalori i arbëreshëve të Italisë i E.Jordanit (E.Giordano). Pas Luftës II Botërore, nën ndikimin e arritjeve të gjuhësisë së re shqiptare dhe të interesimit gjithnjë më të madh për Shqipërinë e për shqiptarët, është gjallëruar mjaft edhe botimi i fjalorëve dygjuhësh nga një varg autorësh të huaj. Ndër ta mund të përmenden fjalorët shqip-anglisht e anglisht-shqip, fjalorët shqip-hungarisht, shqip-gjermanisht, shqip-italisht, bullgarisht-shqip etj. Disa nga këta fjalorë janë hartuar edhe me ndihmesën e drejtpërdrejtë të leksikografëve shqiptarë. Gjatë periudhës së dytë janë hartuar edhe disa fjalorë të tjerë, të cilëve autorët nuk kanë arritur t’u japin dorën e fundit. Ndër ta mund të përmenden: «Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqive» i T.Dizdarit (me. rreth 4.000 fjalë), «Fjalor jetimologjik, historik dhe kritik i gjuhës shqipe» i M.La Pianës etj.

Mbi 80% e fjalorëve të periudhës së dytë janë hartuar nga autorë shqiptarë dhe shumica e tyre është botuar në Shqipëri. Karakteristikë dalluese e fjalorëve të kësaj periudhe është kalimi nga një bazë njëdialektore në një bazë leksikore më të gjerë, gjithëkombëtare dhe synimi për të pasqyruar në mënyrë gjithnjë më objektive visarin real të shqipes, rritjen e tij shumë të shpejtë pas Çlirimit të Shqipërisë.

(An.K.—P.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fjalorët E Shqipes


[cite]