Uncategorized

Si të zgjedhim një fjalëkalim/password të fortë

Nuk ka rëndësi nëse keni një kompjuter, një rrjet kompjuterash keni një llogoari bankare apo thjesht një e-mail dhe një llogari në facebook. Gjithnjë duhet të mendoni për përdorimin e një fjalëkalimi (password) të fortë dhe të mos jeni të vetëkënaqur me atë që keni duke menduar se nuk jeni në rrezik, dhe se nuk i intereson askujt të vjedhë informacionet, dhe të përdorë të gjitha të dhënat e juaja.
SULME NDODHIN dhe janë të zakonshme.

Kur vendosni një fjalëkalim duhet të keni parasysh këto karakteristika. Gjatësia e një fjalëkalimi (numri i gërmave, numrave dhe simboleve) ka shumë rëndësi. Domethënë sa më i gjatë të jetë një fjalëkalim aq më i sigurtë është. Gjatësia minimale që duhet të përdoret është duhet të jetë tetë shkronja. Dhe nëse kjo gjatësi e kombinuar me gërma të mëdha dhe të vogla simbole dhe numra. Mund

të nevojiten deri në dy vite për t’u thyer. Metoda që përdoret në këtë rast për thyerjen e kodit quhet brute force, e cila është një metodë që përdoret nga programe të ndyshme të cilat provojnë me radhë të gjitha kombinimet.

Duhet të keni parasysh se metoda me e thjeshtë për thyerjen e një fjalëkalimi është kur ju përdorni fjalë të gatshme dmth fjalët që janë në fjalor. Metodika që përdoret në këtë rast quhet dictionary attack që do të thotë sulm me fjalor dhe nëse ju keni përdorur një fjalë që ndosht në fjalor atëherë fjalëkalimi juaj ka për t’u gjetur brenda disa minutave apo sekondave. Gjithashtu në këta fjalorë ka edhe kombinime të tipit 12345, 111111, abc123, qwerty, etj.

Mënyrë tjetër është dhe ana sociale dmth nëse një që ju njeh do të gjejë kodin tuaj mund të përdorë emrin e fëmijës suaj apo targën e makinës.

Këshilla për një fjalëkalim më të sigurtë.
1.) Mos përdorni fjalë që janë në fjalor dhe nuk ka rëndësi në cilën gjuhë është.
2.) Mos përdor të njëjtën fjalë që përdor si emër në një llogari.
3.) Mos përdor emrin e një të afërmi tuaj.
4.) Mos përdorni numrin e telefonit/ celularit targën e makinës, datëlindjen, etj.
5.) Mos përdorni vetën numra apo vetëm shkronja.
6.) Fjalëkalimi më i keq që mund të përdorë dikush është password, admin, 12345, apo password së prapi drowssap.

Shembuj:

Nëse do të përdorni fjalën faleminderit si fjalëkalim, ky fjalëkalim ka për t’u gjetur brenda disa sekondave. por nëse e alternoni në këtë mënyrë mund të keni një siguri shumë më te lartë

faleminderit
faleminderit2014
F@lEm!nder1t-2Oi4

Për të kontrolluar forcën e fjalëkalimit tuaj mund të shkoni në adresat e mëposhtme

https://www.microsoft.com/en-gb/security/pc-security/password-checker.aspx
Weak Dobët
Medium Mesatar
Strong I fortë
Best Shumë i mirë

____
SHËNIM: Meqë ra fjala, fjalën faleminderit mos e përdorni tani që u bë publike. 😛

Related Posts

No Comments

Leave a Reply