Krijimi i Databazës në SQL

1.      KOMANDAT DLL

 

DDL i referohet togfjalëshit “Data Definiton Language” që do të thotë gjuha e përkufizimit të të dhënave. Ajo përdoret për të përkufizuar strukturat e të dhënave dhe modifikuar ato. Komandat kryesore përbërëse të kësaj gjuhe përshkruhen në vijim.

Komanda CREATE DATABASE. Sic dihet një sistem menaxhimi i databazave relacionale përmban disa databaza,ndërsa një databazë përmban disa tabela. Si rrjedhim, hapi i parë në ruajtjen e të dhënave është krijimi i një databaze dhe gjuha SQL e mundëson këtë nëpërmjet sintaksës së mëposhtme

CREATE DATABASEemri“;

Për shembull, për të krijuar një databazë të quajtur Studentët, përdorim kodin SQL

CREATE DATABASEStudentët

Komanda CREATE TABLE. Hapi i dytë në krijimin e një databaze është krijimi i tabelave. Duke patur parasysh përbërjen e një tabele, nevojitet të specifikohet lista e fushave dhe llojet e të dhënave të tyre. Gjithashtu, mund të përcaktohen dhe kufizimet përkatëse të fushave në mënyrë që të garantohet që të dhënat e ruajtura kanë kuptim. Trajta e përgjithshme e sintakës në fjalë është si vijon

CREATE TABLE “emri i tabelës”

(“fusha1” “tipi i të dhënave për fusha1” [kufizimet për fusha1], “fusha 2” “tipi i të dhënave për fusha2” [kufizimet për fusha2],…

[kufizimet për tabelën] );

fusha1, fusha2 e me radhë përfaqësojnë emrat e kollonave të tabelës. Pas emrit, specifikojmë tipin e të dhënave për cdo fushë. Për to do flitet në mënyrë të detajuar në mësimin e ardhshëm. Ndërkohë, nëse nevojitet sipas rastit mund të përcaktohen kufizime për secilën prej fushave të përcaktuara. Përgjithësisht, tipet e kufizimeve që mund të përcaktohen në krijimin e tabelave janë:

  • NOT NULL: Përcakton që një fushe nuk mund të ketë vlera të munguara, pra boshe;
  • DEFAULT: Përcakton një vlerë të zakonshme të paracaktuar kur asgjë nuk specifikohet;
  • UNIQUE: Përcakton unicitetin e vlerave të fushës, pra të gjithë vlerat janë të ndryshme;
  • CHECK: Siguron që të gjithë vlerat në një fushë kënaqin një kriter të caktuar;
  • Kufizimi i çelësit primar: I përdorur për të identifikuar në mënyrë unike një rekord;
  • Kufizimi i çelësit të jashtëm: I përdorur për të garantuar integritetin referencial të të dhënave.

Le të marrim si shembull kodin SQL të mëposhtëm

CREATE TABLEKonsumatorët

(Emri char(50), Mbiemri (50), Adresa char(50), Qyteti char(50), Shteti char(25), Datëlindja datetime);

Kjo sintakse krijon një tabelë me emrin “Konsumatorët” që përmban 6 fushat: Emri, Mbiemri, Adresa, Qyteti, Shteti, Datëlindja. Emrat e fushave pasohen nga tipi i të dhënave, por mungojnë kufizimet. Në rast se ne dëshirojmë që në fushën “Shteti” të vendoset vlera ‘Albania’ si vlerë e paracaktuar, pra automatikisht të plotësohet ‘Albania’ kur nuk vendoset asnjë e dhënë, atëherë kodi modifikohet për pjesën e fushës “Shteti” në trajtën: Shteti char(25) Default ‘Albania’.

Për të kopjuar strukturën dhe të dhënat e një tabele në një tabelë tjetër, për shembull të “Tabela1” në “Tabela2”, përdorim kodin SQL

CREATE TABLETabela2AS SELECT * FROMTabela1;

Për të kopjuar vetëm strukturën e një tabele, por pa të dhënat e saj përdoret kodi i mëposhtëm

CREATE TABLETabela2AS SELECT * FROMTabela1

WHERE 0 = 1;

Në këtë rast, duke qenë se pohimi 0-1 është i rremë, atëherë asnjë e dhënë nuk kopjohet por vetëm struktura e fushave.

Komanda ALTER TABLE.Kjo komandë përdoret kur nevojitet të ndryshohet struktura e një tabele ekzistuese. Trajta e përgjithshme e sintakës së saj është

ALTER TABLEemri i tabelës

[specifikimi];

[Specifikimi] varet nga tipi i operacionit të alternimit që zbatohet ndër të cilat mëtë zakonshmet janë si më poshtë

  • Shtimi i fushave në një tabele sipas sintaksës
    ADD “emri i kollonës së shtuar” “tipi i të dhënave të fushës”;
  • Modifikimi i tipit të të dhënave të një fushe ekzistuese në një tabelë sipas sintaksës MODIFY “emri i kollonës ekzistuese” “tipi i ri i të dhënave të fushës”;
  • Ndryshimi i emrit të një fushe në një tabele ekzistuese sipas sintaksës
    RENAME “emri i kollonës ekzistuese” TO “emri i ri i kollonës”;
  • Fshirja e një fushe në një tabelë ekzistuese sipas sintaksës
    DROP COLUMN “kollona”

Komanda DROP TABLE. Kjo komandë përdoret për të fshirë një ose disa tabela ekzistuese nga një databazë trajta e sintaksës të së cilës është

DROP TABLEemri i tabelës 1”, “emri i tabelës 2”, …;

Komanda DROP DATABASE. Kjo komandë përdoret për të fshirë databazën ekzistuese në trajtën

DROP DATABASE  “emri i databazës”;

Theksojmë se kur fshihet një databazë, të gjithat tabelat e saj të të dhënave janë fshirë gjithashtu.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments