Hyrje në SQL

1.      PREZANTIM ME GJUHËN SQL

 

SQL është shkurtim i togfjalëshit “Structured Query Language” (gjuha e strukturuar e kërkimit). Ajo është një gjuhë kompjuteri për ruajtjen, manipulimin dhe rigjetjen e të dhënave në bazat e të dhënave relacionale.SQL është gjuha standarde për sistemet e bazave të të dhënave relacionale, siç janë MySQL, MS Access, Oracle, Sybase, Informix, Postgres and SQL Server. Megjithatë, ata përdorin versione të ndryshme të SQL. Kështu, Oracle përdor PL/SQL, MS SQL Server përdor T-SQL, etj.

SQL përdoret për ti lejuar përdoruesve:

  • të aksesojnë të dhëna në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave relacionale;
  • të përshkruajnë të dhëna;
  • të përcaktojnë të dhëna dhe ti manipulojnë të dhënat;
  • të krijojnë tabela dhe baza të dhënash;
  • të krijojnë pamje, proçedura, funksione në një bazë të dhënash;
  • të përcaktojnë të drejtat dhe kufizimet në tabela, proçedura dhe pamje.

Në historinë e zhvillimit të SQL-së përmendim si vitet kyçe më të rëndësishme.

  • 1970 – Dr. Edgar F. “Ted” Codd i IBM njihet si themeluesi i bazave të të dhënave relacionale i cili përshkroi një model të këtyre bazave.
  • 1974 – SQL u shfaq për herë të parë.
  • 1978 – IBM zhvilloi idetë e Codd-it dhe nxorri një produkt të quajtur System/R.
  • 1986 – IBM zhvilloi prototipin e parë të bazës së të dhënave relacionale dhe të standardizuar sipas ANSI. Oracle nxorri të parën bazë të të dhënave relacionale.

Gjatë ekzekutimit të një komande SQL për ndonjë RDBMS, sistemi përcakton mënyrën më të mirë për të kryer kërkesën tuaj dhe motori SQL gjen si ta interpretojë kërkesën. Ka komponentë të ndryshëm të përfshirë në proçes. Këta komponentë janë si në figurën 7-1

Komandat SQL grupohen nëpesë kategori:

  • Gjuha e përcaktimit të të dhënave (DDL). Përdoret për të përcaktuar strukturën e databazës dhe të tabelave.
  • Gjuha e manipulimit të të dhënave (DML). Përdoret për të menaxhuar të dhënat brenda tabelave.
  • Gjuha e kontrollit të të dhënave (DCL. Përdoret për të përcaktuar privilegjet në aksesimin e të dhënave të kufizuara.
  • Gjuha e kontrollit të transaksioneve (TCS). Përdoret për aplikuar ndryshimet në mënyrë permanente në databazë.
  • Gjuha e kontrollit të sesioneve (SCS). Përdoret për të menaxhuar sesionet e përdoruesve.
[cite]
Comments
All comments.
Comments