Security

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Sonte kishte ardhur në adresën time të e-mail-it, një nga këto mashtrimet e radhës, që mjaft njerëz bien pre. Për të patur një ide të përgjithshme do t’i marrim hapat një nga një.

Fillimisht na vjen një email, nga një person që nuk e njohim.
Gjithmonë duhet të jemi skeptikë nëse marrim një email nga një person që nuk e njohim.
a.) E thjeshtë nuk e njohim, dhe është e natyrshme që të jemi skeptikë. (Pra nuk njohim ndonjë Leah Murphy)
b.) Personat kur mashtrojnë nuk janë ata që pretendojnë që janë. (“kompania” GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY thjesht nuk ekziston)
c.) Zakonisht përdorin emra të zakonshëm dhe të përhapur Leah Murphy, John Smith
b.) Gjuha më e përdorur është anglishtja por meqënëse ky email është i përkthyer në shqip, vendosa ta bëj publike.
e.) Edhe sikur gjuha të jetë në shqip përkthimet zakonisht bëhen automatikisht me ndonjë softuer. (Por nuk përjashtohen mashtruesit shqipfolës…)

Hapat e kontrollit.
1.) Për të kotrolluar kush janë personat që na kontaktojnë si fillim shohim këtë “kompani” GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY. Rezultati i parë që na del është një faqe kundra mashtrimeve dhe një administrator e ka deklaruar si mashtrim  http://antifraudintl.org/threads/global-solution-finance.111010/

2.) Adresa e email-it është gmail dhe jo e sajtit të “kompanisë”  Pasi edhe sikur të ekzistojë një kompani e ligjshme, çdokush me një adresë emaili yahoo apo gmail mund të pretendojë që punon për ta.

3.) Bankat nuk ju japin numra whatsup 🙂

4.) “Kompania” gjasme është në SHBA por prefiksi është i Indisë

5.) Nëse kërkojmë në google me numrin e telefonit si rezultat del vetem një lajmërim te
http://kercova.net/modules/newbbex/viewtopic.php?topic_id=4724&forum=4&post_id=8809
dhe jo adresa e biznesit.

Gjithashtu edhe google nga filtrat e avancuar që ka na paralajmëron për këtë e-mail

“Bëni kujdes me këtë mesazh. Përmbajtja e tij zakonisht përdoret për të vjedhur të dhëna përsonale”

 

Më poshtë po e vendosim të plotë përmbajtjen e emailit.

A keni nevojë për një FINANCË me 3% për të paguar faturat ose 
për të nisur një biznes tuaj? Nëse po, kontaktoni SHBA me këto 
detaje të mëposhtme ... GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY
globalsulutionfinance89@gmail.com
(1) Emri i plotë
(2) Shuma e Huasë e Nevojshme
(3) kohëzgjatje
(4) Country
(5) Numrat e telefonit
Na dërgoni me email: globalsulutionfinance89@gmail.com
Trego: +919205335862
ose
Trego: +919538237271
Whatsapp: +919205335862
Faqja e internetit: https://gsfcloan.com/
Fatmirësisht,

Do you need a FINANCE at 3% to pay your bills or start up a 
business of your own? If yes ,contact US with this following 
details... GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY
globalsulutionfinance89@gmail.com
(1)Full Name
(2)Loan Amount Needed
(3)Duration
(4)Country
(5)Phone numbers
Email Us: globalsulutionfinance89@gmail.com
Tell : +919205335862
or
Tell : +919538237271
Whatsapp:+919205335862
Website: https://gsfcloan.com/
Best Regards,

Related Posts

No Comments

Leave a Reply