Filter i Gmail Spam

            Edhe pse Gmail është një nga shërbimet më të mira online dhe falas, i postës elektronike, përsëri shumë postime spam i kalojnë filtrat e google-it. Do vijë një moment ku adresën tonë të e-mail-it do ta përdorim për t’u regjistruar diku që të kemi qasje (akses) në një sajt, aplikim etj. Dhe që nga momenti që ne e japim adresën tonë nuk jemi në kontroll më sesi personat që e morën këtë adresë, kanë për ta përdorur atë. Ka raste që edhe sikur adresën tonë ta kemi shumë ekskluzive edhe përdorim brenda një rrethi të ngushtë njerëzit, nëse adresa e dikujt është hakuar atëherë edhe adresa jonë tashmë është e njohur prej hakuesve apo kompjuterave që janë përdorur për këtë “punë”.

Tani problemi është se pasi adresa jonë është shitur, vjedhur, apo dhënë gabimisht, përdoret në mënyrë automatike, bashkë me adresa të tjera e-mailesh dhe na dërgojnë emaile spam vazhdimisht… Këto emaile nuk duhen hapur apo klikuar në linqe apo imazhe pasi ËSHTË SHUMË E RREZIKSHME.
Gmaili ka punë akoma për t’u përmirësuar të eliminojë këto lloje rreziqesh.
Nëse dëshirojmë të fshijmë emailet spam, i përzgjedhim të gjitha dhe klikojmë Delete forever.

 

Por kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi prapë dërguesi ka për të na dërguar përsëri një tjetër
spam. Që të mos rrimë dhe të merrimi me të njëjtit persona vazhdimisht, si edhe për vetë faktin
që më bezdis fakti të shoh dosjen e spam-it plot, duhet të krijojmë disa filtra.

 

Psh në emailin e mëposhtëm një person më ka dërguar këtë email. që të krijojmë një filtër për këtë adresë emaili që na bezdis, hapim email-in dhe klikojmë tek trekëndëshi, dhe zgjedhim Filter messages like this.
Pasi të kemi klikuar atje do të na hapet kjo dritare atje ku thotë from e lëmë siç është pasi është adresa e dërguesit që duam të bllokojmë, dhe klikojmë Create filter with this search
Pas klikimit zgjedhim Delete it (apo veprim tjetër për raste të tjeta) dhe Create Fiter.
Tani që gjitha emailet që do vijnë nga kjo adresë nuk kemi për t’i patur as te dosja e spamit.

 

Por para nja ca muajsh vura re se më vinin emaile nga adresa automatike dhe që të rrija t’i bllokoja
një e nga një nuk ja vlente barra qiranë, pasi unë bllokoj një të nesërmen vinte një tjetër.
Pasi kuptova si ishte puna, bëra nja dy filtra të zgjuar dhe tani jam rehat.
Ajo që vura re ishte se mbaresa e adresave të emaileve ishte e pazakontë psh .loan .stream .webcam etj.

Në imazhin e mëposhtëm do të shikoni mënyrën sesi bëhet një filtër në një kategori të madhe.
* = çdo gjë
*(pra cilado adresë) @ (te) *(cilido domain) .webcam (që mbaron me webcam)
të bllokohet apo të fshihen menjëherë emailet!!!

 

Vetëm bëni kujtes kur bëni bllokime me mbaresë .com pasi mund të bllokoni 99% çdo gjë
akoma edhe ato që ju nevojiten.

[cite]
Comments
All comments.
Comments