Çfarë të dhëna ruan Guglli për sejcilin prej nesh.

 

Çfarë të dhëna ruan Guglli për sejcilin prej nesh
Para disa ditësh gjeta këtë opsion që të jep google për të shkarkuar të dhënat që
ka ruajtur në llogarinë tënde. Për të kontrolluar se çfarë ruan google për ju
mund të shkoni në këtë adresë.

https://takeout.google.com/ dhe të krijoni një arkiv pasi sasia e të dhënave mund të jetë goxha e madhe.
Google ka rreth 50 produkte dhe pasi t’i keni përzgjedhur të gjitha, do të krijohet
databaza e të dhënave dhe kur të jetë gati ka për tju ardhur një email me linqet për shkarkim.

Mund të them me plot gojë që të dhënat që ka google janë me të vërtetë shumë dhe nuk besoj se ka ndonjë mënyrë për t’i fshirë ato.
Pra fillojmë që nga, adresa e-mail, +1s (google+), të dhënat e celularit, të dhënat e çdo aparature që ke përdorur, Android ID, MEID, IMEI, ESN, Serial Number, Timezone, IP address,

Mund të nxjerrë Listën e Blogjeve (nëse keni), Bookmarks, Kontaktet, Fotografitë (Google Photos), çdo gjë që keni ngarkuar në google drive (Google Drive) dhe shumë gjëra të tjera.

Pra ato që mu desh të shkarkoja ishin në dy skedarë njëri 400mb dhe tjetri 900mb dhe në fakt nuk është se e kam përdorur shume google drive dhe google photos.

Ato që nuk thuhen dhe nuk tregohen janë përdorimi i këtyre të dhënave dhe mënyra sesi analizohen dhe përdoren ato. Psh vetëm nga historiku i kërkimeve në google, youtube i faqeve që frekuenton më shpesh, ata mund t’i analizojnë këto të dhëna dhe të nxjerrin gjëra për ju që as vetë nuk i dini, profilin psikologjik, preferencat dhe shumë informacione rrënqethëse.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments