Historia e Informatikës

Historia e Informatikës

  1. Abacus (numëratore) u ndërtua rreth 5.000 vjet më parë. Ky mund të konsiderohet kompjuteri i parë. Kjo pajisje u lejonte përdoruesve të bënin llogaritje duke përdorur sistemin me kokrra rrëshqitës të vendosura në një mbajtëse. Por me përhapjen e lapsit dhe letrës, në Europë abakus-i e humbi rëndësinë e tij. U deshën rreth 12 shekuj për të ndërtuar një tjetër pajisje llogaritëse më të përparuar.

Abacus – Numëratore
  1. Në 1642 Blaise Pascal (1623-1662), djali 18-vjeçar i një taksidari francez, ndërtoi  një makinë llogaritëse numerike me mekanizma për të ndihmuar të atin në punën që bënte.Këtë pajisje ai e quajti Paskaline.Ajo përbëhej nga tetë disqe të lëvizshëm për të kryer shumën deri me tetë shifra. Paskalina përdorte sistemin me bazë dhjetë.
Paskalina
  1. Në 1694, një matematikan dhe filozof gjerman, Gottfried Wilhelm von Leibniz (1646-1716), përmirsoi Paskalinen duke krijuar një makinë me ingranazhe dhe mekanizma. Kjo pajisje mund edhe të bënte produktin e numrave. I pavarur nga shënimet e Paskalit , Leibniz mundi ta përmirsonte makinën e tij.
Makina mekanike e Gottfried Wilhelm von Leibniz


  1. Francezi Charles Xavier Thomas de Colmar, krijoi një makinë që kryente katër veprimet bazë aritmetike. Makina e tij u quajt Arithmometër dhe jepte përshtypjen e një llogaritësi (makinë llogaritëse) pasi mund të mblidhte, zbriste, pjestonte dhe shumëzonte.
Arithmometri
  1. Fillimet e para të vërteta të ndërtimit të kompjuterave siç i njohim dhe ne, lidhen me një profesor matematike Anglez, Charles Babbage (1791-1871). Që në 1812 Babbage vuri re një harmoni natyrale mes matematikës dhe makinave. Makinat ishin të sakta në realizimin e detyrave të përsëritura pa bërë gabime.Pas një pune dhjetë vjeçare ai ndërtoi makinë e parë me qëllim të shumfishtë të cilën e quajti Analytical Engine (Mororri analitik)
Mororri analitik
  1. Në 1889, Amerikani Herman Hollerith (1860-1929), aplikoi konceptin e tezgjahut në llogaritje. Detyra e tij e parë ishte të gjente një rrugë më të shpejtë për të kompjuterizuar regjistrimin e U.S. Ndryshe nga Babbage, Hollerith përdori karta për të ruajtur të dhëna. Këto karta  ai i vendoste në një makinë e cila  kompilonte rezultatin mekanikisht.Cdo shenjë në një kartë paraqiste një numër dhe kombinimi i dy shenjavë prezantonte një shkronjë. Hollerith solli në botën e biznesit lexuesin e kartave të shënuara duke krijuar  në 1896 Tabulating Machine Company e cila më vonë në 1924 u quajt International Business Machines (IBM).
Tabulating Machine – Makina Tabelore

 

  1. Vannevar Bush (1890-1974) ndërtoi në 1931 një makinë për zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale. Makina mund të zgjidhte ekuacionet diferenciale kompleksë. Makina ishte e rëndë dhe e pavolitshme sepse ndërtohej nga qindra ingranazhe dhe mekanizma. Ky konsiderohet edhe si kompjuteri analog. Për të eliminuar këto mangësi, një profesor në Iowa State College John V. Atanasoff dhe asistenti i tij Clifford Berry  parashikuan  një makinë tërësisht elektronike të bazuar në sistemin binar të Boole-it. Këtu i hapet rruga ndërtimit të kompjuterave pa mekanizma.

  

Differential Analyzer – Analizuesi me diferencialë

 

  GJENERATA E PARË   (1945-1956)

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, qeveritë urdhëruan të krijoheshin kompjutera të aftë për të shfrytëzuar potencialet strategjike të tyre. Kjo rriti interesin për studime në fushën e kompjuterave. Në 1941 inxhinieri gjerman Konrad Zuse projektoi një kompjuter të quajtur Z1 i cili përdorej për të dizenjuar aeroplane dhe raketa.

Z1

Forcat aleate, nga ana e tyre, bënë zbulime të tjera. Në 1943, britanikët ndërtuan një kompjuter të fuqishëm i cili u quajt Colossus. Ky superkompjuter i asaj kohe zbulonte kodet sekrete të mesazheve gjermane, konsiderohet arma bazë e fitimit të luftës kundra fashistëve. Impakti i Colossus në industrinë e ndërtimit të kompjuterave  ishte i limituar për shkak se nuk ishte një kompjuter me përdorim të përgjthshëm, si edhe sepse kjo shpikje ishte mbajtur sekrete edhe për shumë dekada pas luftës.

Kompjuteri Colossus nga Alan Touring

Mark I (Automatic Sequence Controlled Calculator) ishte kompjuter i vërtetë elektronik. Ai përdorte sinjale elektromagnetike për të lëvizur pjesët mekanike. Makina ishte e ngadaltë (kërkonte 3-5 sekonda për llogaritje) dhe nuk ishte fleksible (sekuenca e llogaritjeve nuk ndryshohej) por kryente  shumë mirë funksionet bazë aritmetike dhe ekuacionet komplekse.

Kompjuteri Mark 1

 

Një tjetër kompjuter i krijuar si pasojë e luftës ishte dhe Electronic Numerical Integrator and Copmuter (ENIAC). Ky kompjuter u krijua nga qeveria Amerikane në bashkpunim me Universitetin e Pensilvanisë. ENIAC kishte 18.000  tuba vakumi, 70.000 rezistorë dhe 5 milion pika lidhjesh dhe për këtë arsye kompjuteri ishte një makineri shumë e madhe që konsumonte një energji prej 160 KW.

Kompjuteri ENIAC

Në mes të viteve 1940 John von Neumann (1903-1957) në bashkpunim me  Universitetin e Pensilvanisë inicjuan konceptet më të përparuara të asaj kohe për ndërtimin e kompjuterit. Këto ide mbetën në qëndër të vëmendjes për 40 vitet e ardhshme. Neumann krijoi në 1945 Electronic Discrete Variable Automatic Computer (EDVAC) e cila kishte memorie për  të ruajtur data dhe programe.

Kompjuteri EDVAC

Elementi kyç në arkitekturën e Neumann-it ishte njësia qëndrore e procesimit,e cila kryente të gjithë funksionet e makinës dhe koordinohej si një burim i vetëm. Në 1951,Remington Rand,ndërtoi UNIVAC I (Universal Automatic Computer).

Kompjuteri UNIVAC I

 

  GJENERATA E DYTË  (1956-1963)

Zbulimi i tranzistorit në 1948 ndryshoi tërësisht zhvillimin e kompjuterave. Tranzistori zëvendësoi tubat e vakumit në televizorë, radio dhe kompjutera. Si rezultat i kësaj, përmasat e pajisjeve elektronike u reduktuan si kurrë më parë. Tranzistori u përdor për herë të parë në kompjutera në 1956. Tranzistori së bashku me memorien e parë me bërthamë magnetike shënojnë fillimin e gjeneratës së dytë të kompjuterave modernë.

Makinat e para të një shkalle të lartë që përdornin teknologjinë e tranzistorit ishin superkompjuterat e hershëm Stretch nga IBM dhe LARC nga Sperry-Rand. Këta kompjutera u krijuan për laboratorët e energjisë atomike dhe mund të mbanin një sasi të madhe të dhënash. Këto makina kishin një kosto të lartë. Gjenerata e dytë zëvendësoi gjuhën makinë me gjuhën  e asemblimit e cila pranonte kode programi të shkurtuar në vend të kodeve të gjata e të vështira binare.

Ishte pikërisht kjo gjuhë programimi që i dha fleksibilitet kompjuterave. Gjuhët më të sofistikuara të një niveli të lartë si COBOL, FORTRAN etj, filluan të përdoreshin gjatë kësaj kohe, por që kanë vlerë dhe sot.

  •   GJENERATA E TRETË   (1964-1971)

Edhe pse tranzistori ishte një përmirsim i qartë, ata akoma krijonin nxehtësi e cila dëmtonte pjesët  e brendshme të ndjeshme të kompjuterit. Kuarci e eleminon këtë problem. Jack Kilby, një inxhinier ndërtoi  qarkun e integruar (IC) në 1958. Qarku i integruar  kombinonte tre komponentet elektronike në një pllakë të vogël silikoni e cila përbëhej nga kuarci.

Shkencëtarët  më vonë  mundën të vendosnin më shumë komponente në një chip të vetëm, të quajtur gjysëmpërcjellës. Si rezultat i kësaj kompjuterat  u bënë më të vegjël. Në gjeneratën e tretë u zhvillua dhe sistemi operativ që i lejonte makinës  të ekzekutonte disa programe në të njëjtën  kohë.

  •   GJENERATA E KATËRT  (1971-e tashmja)

Pas qarkut të integruar, kërkimet u përqëndruan në reduktimin e përmasave. Shkalla e lartë e integrimit (LSI) mund të vendoste në një chip me qindra komponentë. Në vitet 1980 u realizua shkalla shumë e lartë e integrimit (VLSI) e cila vendoste në një chip me mijra komponentë. Ndërsa Ultra-large scale integration(ULSI) e rrit numrin e komponenteve në milion. Mundësia për të vendosur bashkë këtë numër komponentesh  e zvogëloi çmimin dhe përmasat e kompjuterave.

Në 1971 u krijua chip-i  Intel 4004 në të cilin ishin vendosur  të gjithë elementet e kompjuteri (CPU,memoria,kontrollerat I/O).

Mesi i viteve 70 shënon dhe shitjen e kompjuterave për konsumatorët. Këta mikrokompjutera u kompletuan me një paketë software e cila ofronte më shumë programe spreadsheet.

Në 1981 IBM krijoi PC e saj për përdorim shtëpiak, zyre apo shkolle. Në vitin 1981  u shitë rreth 5.5 milion PC dhe brenda 10 viteve ishin në përdorim rreth 65 milion PC. Në 1984 krijohet linja Macintosh e komanisë Apple. Macintosh ofronte një sistem operativ që u mundësonte përdoruesve të lëviznin ikonat në vend të shkrimit të instruksioneve dhe përdorimin  e mouse-it. Kompjuterat u fuqizuan dhe u shtrinë në të gjithë globin. Nevojitej një lidhje mes kompjuterave të globit për arsye nga më të ndryshmet. Për këtë arsye u krijuan rrjete kompjuterit si LAN, WAN dhe u krijua Interneti. Hyri në përdorim posta elektronike.

 

  •  GJENERATA E PESTË   (e tashmja dhe e ardhmja)

Për të përshkruar kompjuterat e gjeneratës së pestë, është disi e vështirë sepse jemi akoma në hapat e para. Shembulli më i famshëm i  kompjuterave të kësaj gjenerate  është  trillimi HAL9000 i novelës Arthur C.Clarke, 2001 A Space Odyssey. HAL kryen të gjithë funsionet e tanishme të jetës reale. Me një inteligjencë artificiale, HAL mund të mbante konferenca me operatorët njerëzorë dhe të mësonte prej eksperiencës  së tij. Nga vet emri i tij HAL9000 mund të jetë e largët  koha e realizimt praktik të tij. Më e mira që mund të bëjmë është të presim.

 

 

One Comment

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *