Çfarë është daktilografia?

Çfarë është daktilografia?

daktilograsia-

Daktilografia si fjalë rrjedh nga greqishtja δάχτυλο, dhahtilo = gisht + γραφή, grafi = shkrim. Daktilografia është teknika e përdorimit të makinës së shkrimit apo të kompjuterit, për të shkruar me të gjithë gishtat pa e parë fare tastjerën. Ky sistem edhe pse i thjeshtë kërkon mjaft kohë dhe ushtrim për t’u mësuar mirë, sepse siç e dini shkronjat janë të ngatërruara në tastjerë pa ndonjë llogjikë specifike. Diçka tjetër që duhet të keni parasysh është edhe gjuha që doni të mësoni, sepse nga gjuha në gjuhë tastjerat kanë disa ndyshime të vogla.

DAKTILOGRAFIA

tastjera

Rregulli i parë është që gishtat tregues duhet të vendosen në tastat fillestarë që janë gërma [F] për dorën e majtë dhe gërma [J] për dorën e djathtë (po të vini re në këto dy gërma kanë dhe një shenjë të ngritur që të kuptohen dhe të dallohen nga tastat e tjera pa e parë fare tastjerën.

Daktilografia

Vendosja e gjishtave të tjerë në tastjerë
Gishti i majtë i mesit = D dhe Gishti i djathtë i mesit = K
Gishti i majtë i unazës = S dhe Gishti i djathtë i unazës = L
Gishti i majtë i vogël = A dhe Gishti i djathtë i vogël = ;

Dora e majtë shtyp këto tasta (butona) :
Gishti tregues = 4 R F V 5 T G B
Gishti i mesit = 3 E D C
Gishti i unazës = 2 W S X
Gishti i vogël = 1 Q A Z [Tab] [Caps Lock] [Shift-i i majtë] [Ctrl-ja e majtë]

Dora e djathë shtyp këto tasta:
Gishti tregues = 6 Y H N 7 U J M
Gishti i mesit = 8 I K ,
Gishti i unazës = 9 O L .
Gishti i vogël = – [ ] / \ = [Hapësirë] [Enter] [Shift-i i djathtë] [Ctrl-ja e djathtë]

DAKTILOGRAFIA

vendosja-e-dishtave

Për mësimin e daktilografisë ekzistojnë mjaft softuerë që janë mjaft të vlefshëm.

Ka dhe faqe qe e ofrojnë një shërbim të tillë online dhe që masin edhe shpejtësinë e shkrimit, pra sesa fjalë për minutë mund të shkruani, sepse nëse keni ndërmend të gjeni një punë që ju duhet të shkruani një nga testimet që do ju bëhen janë shpejtësia e sh shkruarit fjalë në minutë si dhe numri apo përqindja e gabimeve.
http://www.typingtest.com/
http://10fastfingers.com/

 

DAKTILOGRAFIA

Shënim:
1.) Mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në varësi të tastjerës dhe gjuhës së shkrimit.
2.) Të mos ngatërrohet me termin dactylography në gjuhën angleze që ka marrë kuptimin e shenjave të gishtave, në gjuhën angleze përdoret termi typewriting.

Daktilografia

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *