Batch File

Batch File (Baç fajl) BATCH-FILE

Një Batch file është një lloj skripti (kodi) që përmban një listë komandash. Këto komanda mund të ekzekutohen sipas një radhe të caktuar dhe mund të përdoren për të automatizuar proçese. P.sh: disa programe mund të përdorin një skedar batch që ekzekuton një listë komandash për të filluar programi. Një përdorues gjithashtu mund të përdorë një skedar të tillë për të automatizuar proçese të lodhshme dhe të mërzitshme pune, siç është kopjimi i shumë dosjeve apo riemërtimi i shumë skedarëve në të njëjtën kohë. Skedarët Batch janë pjesë e sistemeve operativë të DOS dhe WINDOWS dhe luajnë vetëm në këto platforma. Meqënëse këta skedarë kanë komanda të ekzekutueshme, është shumë e rëndesishme të mos hapim skedarë të tillë të panjohur që mund të na vijnë me e-mail apo mënyra të tjera pasi mund të jetë diçka e rrezikshme.

MBARESA E SKEDARIT .BAT   .CMD

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *