Fjalori i informatikës

Animated GIF

ANIMATED-GIFAnimated GIF (Anglisht: Enimeitid xhif) – GIF i animuar, është një skedar që përfshin shumë imazhe apo “korniza”. Këto korniza luajnë njëra pas tjetrës kur skedari hapet ose shfaqen në një shfletues interneti. Dhe rezultati është një klip i vogël apo një film i shkurtër.

Në vitet e para të internetit skedarët GIF të animuar ishin shumë të përdorur për të shfaqur lëvizje dhe për të gjallëruar sajtet në internet. Përdoreshin shpesh në reklama. Por me daljen e skedarëve me animacioneve Flash, skedarët GIF të animuar sikur dolën nga skena. Megjithatë skedarët GIF të animuar kohët e fundit po fitojnë terren dhe po përdoren gjithnjë e më shumë pasi të gjitha platformat në internet e  mbështesin. Për krijimin e këtyre skedarëve mund të përdoren psh: Adobe Photoshop apo dhe GIMP.

MBARESA E SKEDARIT: .GIF

 

Related Posts

No Comments

Leave a Reply