Fjalori i informatikës

Android

Android – Çfarë është androidi?

Android është një sistem operativ me anën e të cilit funksionojnë aparate siç janë smartfonët dhe tabletat. Ky sistem operativ bazohet në linuks. Fillimisht u zhvillua nga firma Android, Inc por më pas u ble nga Google në vitin 2005. U deklarua zyrtarisht si sitem operativ më 5 Nëntor të vitit 2007  me versionin Cupcake 1.5. Androidi është me kodtë hapur (open source)  dhe si rrjedhojë modifikimi, rregullimi dhe përmirësimi ishte diçka e mundshme për të gjithë prandaj ka shumë platforma të ndryshme që funksionojnë me Androidin si sistem. Por pika më e fortë e Adroidit janë mbi 600.000 aplikacione dhe lojra të cilat mundësohen për instalim nga Google Play. https://play.google.com

Llogaritet se në 2013 ka zënë 64% të aparaturave që shiten dhe janë aktivizuar mbi një miliardë të tilla. Deri tani janë hedhur në treg 9 versione të Androidit.

1) Android Cupcake 1.5

Ky është versioni i parë i Androidit dhe u publikua më 30 Prill të 2009 por sot nuk përdoret nga askush.

Android Cupcake 1.5

2) Android 1.6 Donut

Donat-i ishte në fakt përmirësimi i Cupcake-it dhe doli më 15 Shtator të 2009 duke sjellë mbështetjen e rrjeteve CDMA dhe ekranin WVGA si dhe disa përmirësime estetike. Ashtu si dhe Cupcake ky version tashmë është braktisur dhe mezi kap 0.1% të përdoruesve.

Android 1.6 Donut

 

3) Android 2.1 Eclair

Eclair u publikua më 26 Tetor 2009 dhe na dha përmirësimin e parë kryesor të sistemit, duke rregulluar mjaft rendimentin e tij. Plus që në këtë fazë filloi të duket edhe më bukur. Sot këtë version e gjejmë vetëm në disa tableta dhe në pak celularë që nuk dalin më dhe janë rreth 1.5% të përdoruesve.

Android 2.1 Eclair

4) Android 2.2 Froyo

Froyo ishtë një përmirësim i vogël i Eclair-it dhe doli më 20 Maj 2010. Përmirësoi shumë shpesjtësinë e sistemit operativ, mbështeste Flash-in, dhe zë rreth 3% të përdoruesve.

Android 2.2 Froyo

5) Android 2.3 Gingerbread

Pritej që ky version të sillte një ndryshim të madh por përfundimish iu bë një rifreskim versionit të kaluar dhe doli më 6 Dhjetor 2010. Por edhe pse mbetet një version i vjetër 36% të përdoruesve kanë këtë version.

Android 2.3 Gingerbread

 

6) Android 3.0 Honeycomb

Versioni Honeycomb ishte versioni i parl që iu drejtohej vetëm tabletave dhe doli më 20 Maj të 2011.

Android 3.0 Honeycomb

7) Android 4.0 Ice Cream Sandwich

Versioni Ice Cream Sandwich u hodh në treg më 16 Dhjetor 2011 dhe solli ndryshim e madh tek Androidi, sepse solli shumë përmirësime dhe përditësime. 25% e përdoruesve kanë këtë version.

Android 4.0 Ice Cream Sandwich

 

8) Android 4.1 Jelly Bean

Doli më 9 Korrik 2012 dhe pati një përmirësim të vogël nga Ice Cream Sandwich. 29% të përdoruesve kanë këtë version.

Android 4.1 Jelly Bean

 

9) Android 4.2 Jelly Bean

Ky version u shfaq më 13 Nëntor 2012 dhe është versioni i fundit i Andoidit. Ky version ka vetëm 4% të aparaturave, por edhe përditësimi për këtë version nuk është kompletuar akoma.

Android 4.2 Jelly Bean

 

Data Emri Versioni Shpërndarja
9 Mars 2015 Lollipop 5.1.x 5.10%
3 Nentor 2014 5.0.0 – 5.0.2 15.90%
31 Tetor 2013 KitKat 4.4.0 – 4.4.4 39.20%
24 Korrik 2013 Jelly Bean 4.3.x 4.50%
13 Nëntor 2012 4.2.x 15.20%
9 Korrik 2012 4.1.x 12.10%
16 Dhjetor 2011 Ice Cream Sandwich 4.0.3 – 4.0.4 3.70%
15 Korrik 2011 Honeycomb 3.2 0%
9 Shkurt 2011 Gingerbread 2.3.3-2.3.7 4.10%
20 Maj 2010 Froyo 2.2 0.20%
26 Tetor 2009 Eclair 2.0-2.1 0%
15 Shtator 2009 Donut 1.6 0%

Related Posts

No Comments

Leave a Reply