Të dhënat dixhitate

TË DHËNAT(DATA)

 

Kompjuteri është një përpunues të dhënash. Funksioni i tij është i thjeshtë:

Të  përpunojë të dhënat dhe ky përpunim bëhet në mënyrë elektronike brenda CPU-së (Central Processing Unit – Njësia Qendrore e Përpunimit )  dhe componentëve të tjerë. Kjo tingëllon e thjeshtë por çfarë janë të dhënat dhe si përpunohen ato elektronikisht në kompjuter? Pikërisht me këtë çështje do të merremi këtë mësim.

Të dhënat ndahen në dy grupe kryesore:

a) të dhëna analoge (analog data)

b) të dhëna dixhitale (digital data)

 

        

 Të dhënat analoge

Informacionet që ne i dërgojmë njeri-tjetrit për të komunikuar janë të dhëna. Të dhënat  tona të përditshme kanë forma të ndryshme: zë, dokument, shifra, fotografi, video etj. Të gjitha këto të dhëna për nga natyra e tyre janë analoge. Në këtë forme,ato janë të pa përdorshme në PC.

Kompjuteri mund të përpunojë vetëm të dhëna konçize me format unik.

         

Të dhënat dixhitale

Kompjuteri është një njësi elektrike.Për këtë arsye, ai mund të përdorë të dhëna që kanë lidhje me elektricitetin. Kjo kryhet duke përdorur çelsat elektrik, të cilët mund të jenë të kyçur (on) ose të çkyçur (off). Në qoftë se çelsi është off, kompjuteri lexon shirfën 0. Në qoftë se është on, lexon 1. Kjo ilustrohet si më poshtë:

 

      Çelsi  elektrik

Kompjuteri është i mbushur me çelësa (në formën e transistorve). Në komponentët elektronikë ekzistojnë me miliona transistore.Secili prej tyre paraqet 0 ose 1,këshut që ne mund të përpunojmë të dhëna me miliona 1-sha dhe 0.

  • BIT-ET

Secili prej 0-ve ose 1-ve quhet bit. Bit është shkurtim i fjalës BInary digiT. Quhet binar pasi rrjedh nga sistemi i numrave binarë:

Numërimi i bit-eve

Siç e dimë, kompjuteri është i aftë të mbajë të dhëna, të cilat i mer si 0 dhe 1-sha. Ky format të dhënash, nga sa u përmend më sipër, u quajt dixhital. Në qoftë se ne mund të përkthejmë të dhënat tona të përditshme nga analoge në dixhitale, ato do të shfaqen sin jë zinxhir 0 dhe 1-ash. Në këtë mënyrë kompjuteri mund t’i mbajë dhe t’i ruajë (regjistrojë) ato. Ne duhet të dixhitalizojme të dhënat tona. Fotografia, teksti, zëri apo çdo gjë tjetër duhet shprehur ne një string 0 dhe 1-ash.

Përkthimi  i  objekteve reale në gjuhë makinë

 

BYTES – Bitet

Përpunimi në shumicën e të dhënave bazë, është përpunimi fjalë (word processing). Kur  kryejmë përpunim fjalë, ne punojmë në tastjerë. Janë 101 tasta apo butona ku gjejmë shkronjat e alfabetit, numrat nga 0 deri në 9 dhe të gjithë karakteret e nevojshëm si:,-;():_?!”#*%& etj.

Të gjithë këta karaktere duhet të dixhitalizohen.Kjo nënkupton që ata duhet të shprehen më 1 dhe 0.Bit-et organizohen në grupe tetëshe dhe formojnë të ashtuquajturin bajt (byte).

 

Shtrohet pyetja: Çfarë mund të bëjmë ne me bajtet?

Si fillim le të shohim sa bajte të ndryshëm mund të krijojmë. Një bajt është i përbërë nga 8 numra. Ne lidhim 1 dhe 0 në një rresht,si psh.01110101,10100011 etj.Ne mund të krijojmë 28 = 256 grupe të tilla të ndryshme. Tani kemi mundësinë që ç’do karakter t’a përkthejmë në një bajt. Pra, kur shkruajmë fjalën “memorje”, ne shkruajmë 7 shkronja të cilat përkthehen në 7 bajt. Me fjalë të tjera, fjala “memorje” zë 7 bajt në RAM, dhe 7 bajt në hard disk në qoftë se e ruajmë atë.


TABELA  ASCII  E DISA KARAKTEREVE

ASCII do të thotë American Standart Code for Information Interchange.Ky kod është paraqitja standarte e karaktereve me 256 slote me një kod 8 bit secila.Tabela e kodit ASCII ndahet në tre pjesë:

a) Nga 0 deri 31 që paraqet kodin e karaktereve të pa printueshëm
b)”Lower ASCII” nga 32 deri127,përfshin sistemin e vjetër Amerikan ADP i cili punon me 7 bit
c)”Higher ASCII”nga 128 deri255 përfshin α-karakteret dhe shkronjat si Ø,Ü etj.

 

Karakteri Struktura e bit-ve Nr.i byte-it   Karakteri Struktura e biteve Nr.i byte-it
A 01000001 65 ¼ 10111100 188
B 01000010 66 . 00101110 46
C 01000011 67 : 00111010 58
a 01100001 97 $ 00100100 36
b 01100010 98 \ 01011100 92
o 01101111 111 ~ 01111110 126
p 01110000 112 1 00110001 49
q 01110001 113 2 00110010 50
r 01110010 114 9 00111001 57
x 01111000 120 © 10101001 169
y 01111001 121 > 00111110 62
z 01111010 122 10001001 137

Kodi ASCII i disa  karaktereve

 

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *