Windows Xp

Windows Xp

✦ Windows Xp version i sistemit operativ të Windows

 

INICIALIZIMI I WINDOWS   XP

Hyrje

Mirësevini në sistemin e operimit Microsoft Windows `XP!

Me Windows XP të gjitha veprimet që do të bëni do të jenë më të lehta dhe më të shpejta.

Shtjellimi í çështjeve në window XP është bërë duke patur parasysh programin e njohurive më të domosdoshme që duhen përvetësuar për një punë normale në të.

Struktura e materialit lejon leximin,të mësojë teorikisht e të zbatojë proktikisht,hap pas hapi,fuksionet më të përdorshëm të sistemit në fjalë duke realizuar dhe punë praktike të pavarur në fund të çdo séance.

Instalimi i Windows XP

Procesori 80486 DX – 66 MHz ose më të fuqishëm.

Minimumi 4Mb RAM (keshillohet 8 ose 16)

Harddisk me kapacitet prej 540 Mb apo më shumë.

Floppy disk 3.5” dhe CD-ROM-i

Kartë grafike VGA më e rekomandushme SVGA me minimum 1 Mb kujtese.

Printer që punon në Windows sipas deshires

Karta e zërit,modemi ose fax modemi

Mausi i njohur nga Windows.

Vendoseni disketen ose kompakt diskun në fole.

Tek RUN  shkruani  A:\ Setup   ose D:\ Setup

Ndiq udhezimet që shfaqen.

Pas instalimit shfaqet dritarja e Microsoft Windows `XP

Arkitektura e windows XP

          Objektet kryesore te windows XP jane grupet e punes që paraqiten me anen e disa grafizma të quajtura ikona,ku secila prej tyre është e shoqëruar dhe me emrin e objektit.Aktivizimi realizohet duke klikuar dyhere në ikonën përkatese.

Nderfaqësi grafik í windows XP  perbehet nga tre pjese:

  • Desktop
  • Ikona
  • Shufra e zbatimeve(ashensoret)

Desktopështë zone që zë gjithë ekranin në brendësi të së cilës paraqiten veprimet në ambientin windows. Emri desktop (tavolinë) vjenë nga përdorimi í zones së ekranit si një vend pune në tavolinë.Objektet me te përdorshme mund të vendosen në formën e një ikone direkt në desktop,për të garantuar aktivizimin e menjëherëshëm të tyre me anën e klikimit dyfish në to.pra desktop është  siperfaqja e ekranit te Windows  ne te cilen shfaqen dritare, ikona  dhe kuti dialogu.

× Ikona  – eshte nje figure qe paraqet : nje aplikim,nje skedar apo nje burim sistemi.

Ikonat lejojnë të veprohet mbi documentat,zbatimet dhe udhezuesit,që janë lidhur me të,kur këto nuk janë tashëm të aktivizuara.

Ikonat më të rëndësishme që shfaqen janë:

° My Computer =  po të klikoni dy here mbi këtë ikonë do të shikoni përmbajtjen e kompjuterit

°  Network Neighborhood  = rrjet  i lagjes

Kur ju bëni dabëll klik mbi këtë ikonë ju duhet të shihni kompjuterat tek Workgroup-í (grupi í kompjuterave me të cilët jeni lidhur) ose tek ndonjë prej serverave  Netware.

Ju mund të shihni kompjutera të tjerë në rrjet,këto nuk janë në Workgroup-in tuaj,duke bërë dabëll klik tek ikona Entire Network, që shfaqet tek Network Neighborhood

° Recycle Bin =  kosh ,është një vend ku ruhen përkohësisht skedarët e fshirë.Ju mund ta përdorni atë për të kthyer mprapsht skedarët e fshirë gabim.

° Start = nis  është çelësi në përdorimin e Windows, shërben:

° për të nisur një program,

° për të hapur një dokument

° për të ndryshuar parametrat e sistemit

° për të kerkuar ndihme,

° për të kërkuar gjithëçka që ndodhet ne kompjuterin tuaj

 

Dial-Up Networking  në se ju jeni ne shtepi ose në rrugë ju mund të përdorni Dial-Up Networking për tu lidhur me kompjuterin e zyres  dhe të rrjetit në të. Duke përdorur një modem

Instalimi í Dial-Up Networking

Klik butonin Start à Settings à Control Panel

Dabëll klik tek Add/Remove Programs

Klik tek tabi Windows Setup dhe klik CommunicationsàDetails

Kliko Dial-Up Networking Ok Ok

Dhe ikona të tjera në varësi të instalimit që është bërë.

°  Lidhja në Internet.

Interneti është një linjë e pasur burimi informacioni,nga fusha e buletinit dhe grupeve të diskutimit për tek posta elektronike dhe në varësi të informacionit të ditës.

Windows-í paraqet dy mënyra të lidhjes në Internet.

Duke përdorur Network,njëlinjë e re shërbimi,ku ju mund të fitoni aksese për në grupe të reja  të Internet-it.

Duke përdorur Dial-Up Networking ju mund të lidheni në Internet perms një nxitësi aksesues në Internet ose për një lidhje direkte me server-in.

° Dergimi dhe marrja e fakseve.

Ju mund të përdorni Microsoft Fax për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me anë të fakseve.gjithçka që ju duhet është një modem faksi.

Radhitja e ikonave në Desktop.

Vendose kursorin e mausit në një vent bosh të desktopit  duke klikuar me butonin e djathtë të tij.

Klik te Arrange Icons = përshtas ikonat nën menuja e së cilës ka opsionet:

By name = radhit ikonat sipas emrit

By type = radhit ikonat sipas llojit

By size = radhit ikonat sipas madhësisë

By date = radhit ikonat sipas datës së krijimit

Autoarrange = bënë radhitjen e ikonave në mënyrë automatike.

× Ashensoret (Scroll Bar)janë shirita vertikal apo horizontal te vendosur respektivisht djathtas apo poshtë dritares dhe sherbejne per te çvendosur elementët e dritares .Këto shfaqen sa here që dritarja është e vogel dhe nuk mund te afishohen njëkohësisht të gjitha objektet që përfshihen në të. Ashensoret kanë një buton të vogël që perveç se tregon zonën ku punohet,lejon lëvizjen e shpejtë në document,perkëtë shkohet te butoni í ashensorit shypet dhe mbahet  í shtypur butoni í majtë í mausit si dhe çvendoset dora në drejtim të destinacionit.Për njëlëvizje të shpejtë të elementëve në brendësi të dritaes klikojmë në një pike çvardo të ashensorit.

Identifikimi i elemeteve te nje dritare.

Llojet e dritareve.

˜ Dritaret e zbatimeve,janë ato që përmbajnë programin që është duke u përdorur (psh. Word per Windows,Exel.pain Brush etj.) ose dritare kryesore

˜ Dritaret e dokumentave,janë hapja e më shumë se një document në brendësi të të njëjtit zbatim.

˜ Dritarja e udhezuesve,lejon të afishoje permbajtjen e pemes së informacionit që ndodhet í rezervuar në suportin magnetic që shqyrtojmë (psh në hark disk,në diskette apo CD-ROM.)

Dritaret  përbehet:

Rreshti i titullit (title bar)

Rreshti i menusë(menu bar)

Rreshti í statutit (status bar)

Rreshti i gjëndjes (taskbar)

° Title Bar(shiriti í titullit) -shfaqet ne pjesen e siperme te çdo dritare.permban:

  • Ikona e menusë së kontrollit (pafka),sherben per të ndryshuar përmasat e dritares ose pozicionin e saj ne ekran. Po te klikojmë dy here mbi kete buton mbyllet dritarja perkatese.
  • Emrat e çdo dritare te hapur
  • Tre butona sqarimi
  • Butoni mimimize– zvogelimin e dritareve
  • Butoni maximize – zgjerimine dritareve
  • Butoni Close – per mbylljen e dritares

° Menu Bar( shiriti í menuve) ,është í përbërë nga një varg fjalësh të vendosura poshtë shirtit të titullit dhe është I lidhur me dritaren e zbatimit.

Funksionimi í menuve mund të kontrollohet si më poshtë:

  • klik mbi menunë File te shiriti í menuve,lista e paraqitur tregon një sere komandash te kesaj menuje.komandat paraqiten si në listen e gjellëve në një restorant që mund të zgjedhësh cilën gjelle deshiron.
  • perdor tasten Alt + F. Në qofte se ne emer ka një shkronje te nenvizuar.menuja aktivizohet duke shtypur tasten ALT dhe shkronjën e nënvizuar.
  • çvendosim shigjeten e mausit djathtas per të aktivizuar menutë e tjera.

 

Zgjedhja e komandave të një menuje. Zgjedhja behet:

˜ duke shtypur shkronjen e nenvizuar të emrit të komandes.

˜ duke klikuar me maus ne emrin e komandes.

˜ duke shkuar me tastot shigjeta nga tastiera dhe Enter.

Treguesit special në menutë.

Komandat aktive janë me ngjyrë të zezë të theksuar

Komandat e pa aktivizuara,janë të zbehta ngjyrë gri,tregojnë që për një arsye janë momentalisht jo të përdorshme.

Pika e ndërprerjes (…), pikat njëra pas tjetrës në një komandë tregojnë që ajo kërkon informacione të tjera,perpara se të zbatohet.

Shënja e zgjedhjes (a)sherbejnë për të aktivizuar ose çaktivizuar disa komanda të paraqitura në menutë.kjo shenjë (a) para një komande tregon aktivizimin e kesaj komande.

Trekëndëshi (4),një trekendësh í vendosur djathtas komandës tregon prezencën e nënmenuve shtesë.këto menu quhen menu ujëvarë.

Një bulëz (h),e vendosur majtas komandës tregon zgjedhjen e kesaj komande.Bulëza tregon që kjo komandë e zgjedhur është aktualisht active

Kombinimi í tastave, në disa raste për të hapur një komandë është e mundur dhe përdorimi í tastave,duke evituar hapjen e menusë me anë të mausit.psh mbaj të shtypur tasten CTRL shtyp C

Dritaret dialoguese,shfaqen mbi ekran çdo herë që Windows ose një zbatim í tij ka nevojë për një informacion shtesë për të paraprirë ekzekutimin. Perdoruesi pasi í lexon shtyp Ok ose Cancel

Aktivizimi í fushave te dritares dialoguese behet:

duke klikuar në fushën që duam

duke perdorur tasten TAB për zhvendosje nga fusha ne fushe dhe Spacebar për ti zgjedhur.

duke shtypur taston ALT kombinuar me shkronjen e nenvizuar. të emrit të fushës që duam të aktivizohet.

 

Kutitë e dialogjeve (dialog box)

Mesazhet e shkruara në fletë në formë drejtëkëndëshe quhen kutitë e dialogut. Kompjuteri ka nevojë të bashkëbisedojë me ju për të qartësuar situatën dhe këto í jep në formë mesazhesh.

Elementët e kutisë së dialogut janë:

Kutia e texit

Kutia e listës

Butoni me zgjedhje nga lartë poshtë

Butoni i komandës

Kutia e kontrollit

Butoni i zgjedhjeve

Rreshti status.(status bar).

Ju mund të gjeni një sasi informacioni për programin ose për dokumentin ku punoni .

Rreshti i gjendjes (taskbar=ta:sk ba:).

Tregon rreshtin e informacionit ku duken:

Ikonat e fillimit të programeve  Start

          Ikona e programeve të hapura.

Ikona e printerit,ecila del kur printeri është duke shtypur.

Ikona e altoparlantit,që shërben për rregullimin e zërit.

Ikona e datës dhe orës aktuale

Sa herë të nisni një program një buton shfaqe në rreshtin e gjendjes

Në varësi të punës që po kryeni tregues të tjerë mund të paraqiten në rreshtin e gjendjes.

Ndryshimi i datës dhe i ores.

Dabëll klik te data në të djathtë të ekranit shfaqet kutia dialoguese

Për të ndryshuar muajin te butoni Date muajin që dëshironi

Për të ndryshuar datën datën aktuale

Për të ndryshuar orën  te kutia e orës duke klikuar

Ndryshimi i orës lokale bëhet te butoni  Time Zone

Klikoni në pjese të ndryshme të hartës dhe shikoni si ndryshon ora lokale

 

Ndryshimi i pamjes të desktop-it.

  1. Klik me butonin e djathtë të mausit në një pjesë të pashkruar të tavolinës së punës

Nga menuja ShortCut = rrugë e shkurtër Properties = shfaqet kutia për dialog Display Properties = dabell klik te Display del dritarja me butonat: Background  = sfond te wallpaper = sfondin qe deshiron.

  1. 2. Klik me butonin djathte te mausit te Start/ Explorer/ Control Panel/ dabell klik te Display / butonin Background = sfond te wallpaper à sfondin qe deshiron.

None = asgjë

Black Thatch = e zezë kashtë

Blue Rivetus  = e kalter

Bubbles = flluskë

Carve(d) stone = gdhend gurë

Circles  = rreth,qark

Pin stripe = gjilperë

Setup = kofiguracion

Straw Mat = shtroj kashtë

Tile(s)  = tjegull

Traingle(s)  = varg trekendesh

Wave(s) = valë.

Mbrojtësi i ekranit.

Ndryshon pamjen e ekranit me qëllim mbrojtjen nga shfaqja e një imazhi të vazhdueshëm Perveç anës teknike ka edhe anën gazmore

Klik me butonin  djathte te mausit te Start/ Explorer/ Control Panel/ dabell klik te Display/ ne kutinë e dialogut Display Properties/ Screen Saver = atë që dëshiron.

3D-None = asgjë

3D-Flower Box = lulëzon

3D-Flying objects = fluturues

3D-Maze = hutim

3D-Pipes = tub gyp

3D-Text  = tekst teme

Channel screen saver = ngushticë mbrojtese e ekranit.

Flying windows = dritare fluturuese

Wait = pritje ( vendoje e minutave që do te dale mbrojtesi í ekranit).

Per te shkruajtur nje mesazh.

Klik me butonin  djathte te mausit te Start/ Explorer/  Control Panel/ dabell klik te Display/ ne kutinë e dialogut Display Properties/ Screen Saver /3D-text/ te Wait=  pas sa minutash do te dal mesazhi ne ekran te  Settings Text  shkruaj mesazhin OK. Ketu rregullo rezolucionin, shpejtesin dhe menyren e shkrimit.  Preview  për të parë në ekran mesazhin për tu kthyer lëviz mausin ose një tastë  Settings 2 per te pare parametra te tjere si

System standby– mbeshtetje

Turn off monitor kthimin e mesazhit ne monitor

Turn off hard diks-  kthimin e mesazhit ne harddisk

 

Settings  = rregullim

Slow = i ngadalshëm

Fast = i shpejtë

Density = dendesi

Text = shkruaj tekstin

Time = del ora aktuale ne mesazh

Small =  del mesazh í vogël

Large = del mesazh í madh

Resolution = rezolucion,cilësi e ekranit.

Surface style = stil sipërfaqsor.

Solid color= ngjyra solid,kompakte

Textured = nderthurje ngjyrash

Spin style = stil rrotullimi

None = asgjë

Wobble = lekundet sa nga nje ane ne tjetren

Random,= í rasrësishëm, í zgjedhur në tym.

Choose Font  = zgjedh fontet

 

Rregullimi i skemës së ngjyrave.

Klik me butonin  djathte te mausit te Start/ Explorer/  Control Panel / dabell klik te Display /  ne kutinë e dialogut Display Properties/ Apperance =shfaqje/  desktop në kutinë e listës Item Klik te kutia color Klik ok

ÿ Scheme = skemë projekt.

Bicker = grindem

Desert = shkretëtirë

Eggplant = patëlxhan

Hight Black = lartë e zezë

Lilac  = ngyrë vjollce, jorgan

Maple = panjë

Marine = flotë

Plum = kumbull

Pumpkin = kungull

Rainy Day = ditë me shi

Red,white and blue = í kuq,bardhe kalter

Rose = trendafil

State  = gjendje

Spruce elegant

Storm = stuhi

Wheat = grurë

ÿ Item = Aitm = pikë paragraf.

3D-objekts  = objektet (të gjitha objektet bëhen me ngjyrë,menutë,ok,max.min,trekendeshat etj)

Active Title Bar= rreshti í titullit (pra rreshti í fillimit ndyshohet > ose <.

Active Windows Border  = rrethon bordurat e dritareve ose të kutive.

Application Background,= vendoset ngjyra kur zbatohet programi.

Caption Buttons = buton í titullit (rritet ose zmadhohet )

Desctop = desktop = ndryshon ngjyrën e desktopit

Icon = ikon ( > , < ikonat)

Menu = listë gjellësh

Message box = fut mesazh dhe bene rritj

Palette Title = tituli í paleteve.

Scrollbar = shirit ( bene > ose < e shirtit)

Selected item(s) = slektohen me ngjyrë komandat,paragrafet etj.

TE START NDODHEN MENUTE SI ME POSHTE.

× Menuja programs

Klik mbi Start zgjidh Programs zgjidh mundësinë që duam të aktivizojmë psh Accessories/ Notepad.Calculator,Paint

× Notepad = (blloku í shenimeve),është një editor teksti mjaftë praktike, per të ralizuar një ditar pune.Hapet dritarja ku shfaqe një fletë e bardhe letre ku perdoruesi fut shenimet duke krijuar keshtu nje ditar.Për të realizuar kthimin automatik të rreshtit – word te Edit

× Calculator, për të realizuar veprimet e thjeshta aritmetike ose vlera funksionesh. Afishimi realizohet në dy mënyra:

Calculator shkencor,perveç vlerave të thjeshta realizon dhe gjetje vlerash funksionesh matemaike.

Calculator standart,realizohet vetëm për veprimet e thjeshta.

× Paint (furça fizatuese),është një aksesor që realizon vizatime me dorë të lire.Me anën e tij vizatojmë imazhe të ndryshme,grafike.

° WordPad

Ky program përfshin një editor të ri teksti që ju mund ta përdorni në dokumenta të shkurtera. Nder vecorit e tij përmendim:

° shiriti í mjeteve te punes (toolbar),për veprime të shpejta.

° shiriti í butonave të formatimit (format bar)

° renditje te shumëllojshme shkrimi (fonte) per tu zgjedhur.

Klik te Start/ Programs/ Accessories/ WordPad.

°WordPad është një përpunues í thjeshtë teksti.me anën e tij krijohen raporte të thjeshta,letra dhe dokumenta te tjere.

° WordPad ju vjen ne ndihme me anën e fonteve True Type=tru: taip,me anën e këtij mund të krijoni një document elegant  që mund tia dergoni dikujt tjeter si mesazh.

° WordPad nuk ka kontrollues automatik të drejtëshkrimit të fjalëve në gjuhën angleze.

° WordPad zvendëson përpunesin e vjetër të teksit në windows 3.1 (Write = shkruaj),ju nuk mund të bëni kokët dhe këmbët e faqeve,por ju lejon të dyfishoni hapesirat.

° WordPad mund të krijojë një skedarë me tre formate

° WordPad vetem krijon skedar dhe nuk mund te fshije.

! në një skedarë text pa efekte te njohur me emrin ASCII = American Standart Code for Information Interchange =  kodi standart American për shkembin e informacioneve)

Hapja dhe ruajtja e skedareve.

Në menune File/ Open/ Save– emrin e fushes që doni .

Për të ndryshuar marzhet e faqeve.

File/ Page Setup/ Margines

Fshirja e skedari.

Shkoni te Windows Explorer dhe fshijeni atje.

× Menuja documents, vë në dispozicion të përdoruesit një listë deri 15 emra të dokumentave që janë hapur së fundi:

Start/ documents/ dokumentin që dëshiron.

Dokumentat e zgjedhur mund të hiqen nga kjo listë:

Start/ Settings klik te Taskbar (shufra e detyrave),klik te butoni Start Menu Programs klik te Remove.

× Menuja Settings,për të përshtatur mjedisin e windows sipas kërkesave të përdoruesit e cila na jep mundesite :

˜ Control Panel  – paneli í kontrollit elementët përbëres të tij

  • paneli í kontrollit realizon detyrat e mëposhtme:
  • @ accessibility options = lejon të konfigurohet tastiera,ekrani, mausi dhe karta e zerit në mënyrë të përshtatshme për tu shfrytëzua
    • Microsoft Mail box, kjo kuti postare shfrytëzohet si depositë e postes elektronike.
    • date/time = ,afishon datën dhe orën korrekte.
    • regional settings = konfiguron element të ndryshem si ore date njesi monetare numra etj
    • add/remove programs = lejon të instalohen ose hiqen module të windows.lejon për të krijuar nje diskette startup,për ta përdorur kur demtohet harddisku.
    • modem = sherben për të future,ndryshuar dhe konfigu ruar një modem të lidhur me sistemin.
    • mouse,sherben për të konfiguruar mausin si:
  • shpejtesin e mausit,intervali í klikimit te dyfisht,pershtatje për të punuar me dore të majtë
    • multimedia,sherben për konfigurimin e cilesive te paisjeve si karta e zerit,CD,karta MIDI etj.
    • add new hardware = sherben për instalimin dhe heqjen e paisjeve hardware si karta video,zerit mausi,printerat etj.
    • password = sherben për të vendosur dhe ndryshuar fjale kalimin
    • mail and fax = sherben për të konfiguruar administrimin e faxit e e-mailit.
    • network = sherben për instalimin dhe konfigurimin e burimeve dhe paisjeve lidhur me rrjetin
    • display, sherben për konfigurimin e ngjyrave,të karaktereve dhe elemnteve të ndryshme  të dritareve.
    • system afishon informacione lidhur me sistemin.
    • printers, zgjedh printerin e instaluar
    • sounds, lejon aktiviaimin dhe çaktivizimin e zerave shoqerues të ngjarjeve te veçanta ne system.
    • keyboard = sherben për të përcaktuar shpejtesin e perseritshmerise se karaktereve.
    • fonts,sherben për të future dhe hequr grupe karakteresh.

˜ printers – printerat

per te relizuar nxjerrjen ne shtyp ,ne windows është e nevojshme që printeri ekzistues të jetë í konfiguruar.

 

Si instalohet një printer.

Para se të instalojmë një printer duhet të sigurohemi

Printeri është i lidhur me burimin e ushqimit

Printeri është lidhur në rregull me kompjuterin tuaj

Sigurohuni për emrin dhe modelin e saktë të tij

Kompjuteri juaj është i lidhur në rrjet

Klik Start shikoni te menuja Settings/ Printer

Dabëll klik te Add Printer

Ndiq udhëzimet që shfaqen në ekran

Printimi i një dokumenti.

Pasi keni instaluar printerin mund të nxirrni në shtyp fare lehtë

Klik File/  Print

Tek menuja File shihni nën menutë

Open = nxjerr listën e skedarëve që janë gati për printim

Pause Printing = ndalon printimin

Purge Print Job = pastron dritaren e printimit nga i gjithë informacioni që presin të printohen

Set As Default = vendos printerin standart

Creat ShortCut = krijon kutine e dialogut që e vendos printerin ne Dekstop

Delete = heq printerin që keni zgjedhur

Rename = riemërton printerin e zgjedhur

Properties = lejon shikimin e vetive të printerit

Nëse keni probleme gjatë printimit mund të përdorni opsionin troobleshooter tek Help

 

˜ Taskbar & Start Menu= afishimi í dritares modifikuese te objektit

klik në Taskbar & Start Menu afishon një dritare dialoguese TaskbarProperties me dy butonash komandash në kreun e saj:

  1. Taskbar Optins ky përmban katër zgjidhje:

Always on top =  sherben për vendosjen e ikonave në krye të desktop-it.

Auto hide fshehjen e shufrës së zbatimeve

Show small acons in Start menu = afishon menunë shtjelluese të Start me ikona të vogla.

Show Clock = afishon oren korente ne fushen e zbatimit.

 

2.Start Menu Programs.

Sherben për ndryshimin e menusë shtjelluese Start duke shtuar ose hequr element të saj.

Add  shton një element të ri në menu

Remove heq një element qëekziston paraprakisht

Advanced =  afishon dritaren e struktures pemesore te udhezuesit Start Menu

˜ Folder options, rregullon opsione te dosjeve

˜ Active desktop,rregullon desktopin si me poshte:

View as web = pamje e faqes ne rrjet

Costumize my Desktop= ndryshimi í parametrave te desktopit

update Nouw = tani të dhëna të kohëve të fundit

˜ Windows update ,të dhëna të Window-sit të kohëve të fundit

HELP (marrja e ndihmës).

Marrja e ndihmës sipas konteksit.

Klik Start zgjidh Help klik te Contents

Për tu kthyer përsëri  klikoni help Topics/ Marrja e ndihmës sipas indeksit.

Në kutinë e dialogut Help klik Index

Për të gjetur një fjalë shkruani incialet e para të kësaj fjale.

Marrja e ndihmës për një objekt specifik.

Klikon shënjen e pikëpyetjes dhe pastaj mbi objektin.

Shfaqet kuadrati brenda së cilit do të gjeni shpjegimet.

Marrja e ndihmës për ato çështje që dëshirojmë.(Find)

Kliko te Find ndiq udhëzimet

Pasi ke shkruar fjalën që kërkon kliko mbi Display

FIND shërben për të gjetur

Files or Folders = gjej dokument ose dosje

Computer = gjej kompjuterin im

on the Internet = gjej në Internet

People = popullor = gjej liber andresash e-mail

Using Microsoft Outlook = gjej përdorimin e Microsoft Outlook-ut

RUN, sherben për ekzekutimin e programeve që ekzekutohen në DOS apo Windows,të hapni dosje dhe të lidheni me burime informacioni në rrjetet informatike,kur dini emrin dhe rrugëkalimin e plotë për programin.

Klik Start – klik Run – shkruaj emrin e programit,dosjes ose dokumentit që doni të hapni ose klik te butoni Browse për të pare për një çështje të caktuar.

Log off  shenohet hapja  klik te Log off hapet dritarja dialoguese ku shenohet emri juaj ose iniciale te ndryshme.

FAVORITES = I preferuar jep opsionet

Channels = kanal,stacion

Links = lidhje , ketu me internet

Media = internet

NEW OFFICE DOCUMENT.

Krijimi í një dokumenti të ri duke hapur direct programin Word

OPEN OFFICE  DOCUMENT.

Hapja e dritares dialoguese Open me hapje direct dhe të programit.

WINDOWS UPDATE

          Të dhëna të kohëve të fundit të Windows=it

SHUT DOWN ,sherben për të fikuar kompjuterin me opsionet e mëposhtme:

Standy by = mbeshtetje e sigurte,kompjuteri fiket dhe ndizet pa I lexuar të dhenat operative

Shut down = fikje e ftohtë e kompjuterit

Restart = rifillon punën duke lexuar dhe të dhënat operative.

Restart in MS-DOS  mode = mënyrë për të rifilluar në DOS pra në prompt C:\>-

× Programi Windows Explorer  = eksplorues,kërkues

Programi Windows Explorer është ajo pjese e Windows 98 ku njerzit zgjohen nga ëndërrat e windows-it.

Explorer është një përzierje e dy botëve krejt të ndryshme në botën e kompjuterave  DOS-it dhe Windows-it.Explorer është një panel í madh me emra fushash. Explorer është një system që paraqitet në formë texti.

Vështrim mbi dosjet (folderat)

Një dosje(folder) është një vend pune në disk.Programi Explorer ju jep mundesi te levizni Brenda dosjeve te ndryshme dhe te merrni prej tyre secilen dosje qe ato mbajne brenda.

Ky  programe ndihmonë në:

Organizimin e skedarëve

Administrimin e diskut

Kopjimin dhe fshirjen e skedarëve ose folderave

Hapja e tij ju jep një pamje të kompjuterit tuaj në mënyrë hierarkike,ose të një peme.

Nisjen e programeve të ndryshëm në Windows.

Programi Windows Explorer=eksplorues,kërkues. hapet kështu:

˜ Klik Start zgjidh Programs klik Windows Explorer.

˜ klik me butoni e djadhte të mausit te Start/ Explorer

Në të majtë është struktura hierarkike e objektit

Në të djadhtë ndodhet lista e përmbajtjes së objektit.

Folderat që kanë shënjën + zgjerohen dhe shfaqen subfolderat

Folderat që kanë shënjën – tregon se ai është plotësish zgjeruar

Folderats`kanë shënjën nuk përmbajnë subfoldera.

Në rreshtin e gjëndjes tregohet numri i objekteve të zgjedhur dhe kapaciteti i tyre

Menuja kryesore e dritares exploring është File këtu do të gjeni dy lloj komandash

Në anën e djathtë ku keni zgjedhur objekte

Tjetrën kur keni zgjedhur objekte në anën e djathtë

Disa komanda kryesore të menusë  File.

Open  hap skedarin programor që keni kërkuar

Print   realizon printimin e skedarit të zgjedhur

Explorer  realizon zgjerimin e grupit të shënuar dhe djathtas del lista e skedarëve të tij.

Find  hap kornizën e dialogut ku shkruhet emri i skedarit që

kërkoni dhe ku duhet të filloni për ta gjetur.

Detail l=hollësi jep regjistrin e objekteve të folderit me detajet e mëposhtme:

Sipas dëshirës që keni për ti radhitu këto shyp njërën më lartë

Name  =Emri

Size =Madhësia

Modified =Data e ndryshimit

Type =Lloji

Zgjerimi ose hapja e folderave.

Klik te Start/ Programs/ Windows Explorer

Vendos ikonën e Desktop =desktop në krye të dritares majtas.dabëll klik në këtë ikonë që të mbyllen të gjitha ikonat e tjera.

Dabëll klik përsëri te Desktop për të marrë një listë të zgjeruar të  folderave.

Lokalizoni folderin Windows.

Dabëll klik te Windows për ta mbyllur atë.

Zgjedhja e folderave dhe e skedarëve.

View/ Type

Klik ikonën e folderit Windows

Seleksionioni  një subfolder  ose skedar

Shikoni të gjenii skedarët të seleksionuar

Gjetja e skedarëve me komandën Find.

Kur njihni një pjesë të emrit të skedarit

Gjetja e skedarëve duke u nisur nga emri dhe venddodhja.

Klik te Windows Explorer/  Tools/ Find/ Files or Folders

Shfaqet kuti e dialogut Find

Vendoseni kursorin te Named

Shkruani fjalën Print për të bërë lokalizimin e skedarëve Print

Klik Find Now=  për të filluar kërkimin

Dabëll klik te emri i skedarit

Mbyllni dritaren që hapët

Klik mbi butonin New Search = kërkim i ri për të fshirë kriteret që vendosët

Krijimi i një folderi të ri.

Ngjan me shtimin e sirtarëve në një bibliotekë

Hapni Windows Explorer.

Klik njësinë e disketës A

Hapni menunë File dhe zgjidh New,klik te New hapet një nënmenu zgjidh  folder

Shkruani emrin e folderit enter.  U krijua subfolder

Kopjimi i folderave.

Hapni Windows Explorer.

Klik njësinë e disketës A

Seleksiononi një nga folderat

Mbaj të shtypur tastin Ctrl,duke mbajtur të shtypur butonin e djathtë të mausit tërhiqni treguesin e tij te koka e folderit.

Treguesi i mausit ka një shënjë plus që tregon se jeni duke kopjuar.

Tërhiqeni mausin deri sa të arrijë te ikona ku ju doni ta kopjoni

Klik copy here

Dabëll klik tek folderi për të konfirmuar kopjimin.

Kopjimi í një diskete në një tjetër.

          Për të kopjuar fusha nga nje disketë në një tjetër mjafton ti zhvendosim ato nga burimi tek destinacioni.

Për të kopjuar një disketë veproni në këtë mënyrë:

Vendosni disketen tuaj ne fole

Klik te butoni Start/  Run

Shtyp Diskcopy  a: a:

Ndiq instruksionet ne ekran.

 

× Programi My Computer.

Veprimet që kryen në këtë program janë:

Krijimi

Shkrimi

Emërtimi

Kërkimi etj.

Hapja e programit.

Dabëll klik My Computer hapet dritarja e cila përmban:

˜ 31/2 Floppy –përmbajtjen e një diskette 3.5 inch,nëse keni një fole ku mund ti vendosni ato.

˜ 5 ¼  Floppy – përmbajtjen e një diskette 5.25 inch,nëse keni një fole ku mund ti vendosni ato.

˜ harddisk – përmbajtjen e diskut tuaj të ngurtë

˜ përmbajtjen e diskut tuaj të rrjetit,nëse kompjuteri juaj është í lidhur në një të tillë.

˜ përmbajtjen e një kompakt disku në folenë për leximin e tij (nëse ka një të tillë).

˜ Control Panel – ndryshon parametrat e kompjuterit tuaj.

˜Printers – instalon printera dhe shikon informacion rreth printerave tuaj dhe dokumentave që ju shtypni.

Kur ju bëni klik dy here në një ikonë që paraqet një disk tek My Computer del nje dritare si më poshtë: disa nga ikonat.

një dosje e cila mund të përmbaj fusha dhe dosje të tjera. Për të mbajtur informacionin të organizuar,puna që ju bëni është e rezervuar në dosje,njëllojë siç veproni në zyrën ose shtëpinë tuaj. Direktoritë tuaja paraqiten si dosje.

një dosje që mund të përdoret edhe nga të tjerët pjestarë të rrjetit ku ju bëni pjesë.

Një skedar, që është baza e ruajtjes së informacionit në Windows.Dokumentat që ju përdorni dhe krijoni janë fusha.të tilla janë dhe programet që ju përdorni.Tipe të ndryshme të fushave mund të kenë ikona të ndryshme paraqitëse.Kjo ikonë standarte perdoret ku nje tip fushe nuk ka një ikonë të vacant të shoqëruar me të.

një document që është krijuar në WordPad një program shkrimi që ndodhet brenda Word-it.

Veprimet me skedarët dhe folderat.

Skedarët janë bashkësi të fundme informacionesh të strukturuara që ruhen në mbartesat magnetic të kompjuterit si disk ,diskette,shirit,CD etj.

Emrat e skedarëve përbëhen nga tre pjesë:

Emëri

Ndarësi

Prapashtesa

Psh.   Kompjuteri    .    doc

(emëri)   (ndarësi)  (prapashtesa)

Në Windows 98 emëri i një skedari ka 255 karaktere alfanumerike duke përfshirë dhe hapësirat boshe.

Kur prapashtesa është  doc. Kemi një skedarë docoment

Kur prapashtesa është bmp kemi një figurë

Lëvizja ose kopjimi i një skedari.

Dabëll klik mbi ikonën My Computer.gjeni skedarin që do të kopjoni dhe klikoni mbi të

Klik te menuja Edit

Për të lëvizur skedarin klik te Cut

Për të bërë një kopjo të skedarit klik Copy

Hapni folderin ku do të vendosni skedarin

Klik menunë Edit e pastaj Paste

Krijimi í nje folderi te ri.

Hapni programin My Computer

Dabëll klik tek simboli í diskut dhe folderit ne te cilen ju do te vendosni folderin e ri.

Tek menuja File/ New/ Folder

Shtyp emrin e folderit te ri. Enter.

Për të riemërtuar një folder veprohet:

Nga dritarja e njësisë së disketës A: te My Compurter hapni folderin që keni krijuar më parë

Hapni menunë File/ Rename

Shkruani një emër

Shtyp enter. Po kështu edhe për një skedar.

Fshirja e skedarëve ose folderave.

Te programi My Computer/ një skedar

/ File/ Delete

nëse jeni të vendosur për ta fshirë  klik Yes

Kopjimi í nje fushe ne diskete.

Hapni programin My Computer

          Gjeni fushen qe do te kopjoni dhe klik ne te

Tek File/ Send To klik ne simbolin e diskut ku ju do te kopjoni folderin(dosjen)

Vendosja e një shortcut-í në desktop.

Shortcut-et nxisin veprime të shpejta të dokumentave dhe programeve që ju përdorni më shpesh.

Tek My Computer ose Windows Explorer,lokalizoni programin ose dosjen në të cilën doni të keni veprim të shpejtë.

( përdorni butonin e djathtë të mausit për të zhvendosur çështjen për tek desktop-í.Lëshoni butonin e mausit.

( klik te Create Shortcut(s) Here.

Shtimi i nje programi ne folderin e nisjes (startup =stat:ap).

Për të kursyer kohën ju mund të realizoni hapjen automatike të programeve kur ndizni kompjuterin ose kur e restauroni atë.

Shëmbull:

Për ta vendosur programin Microsoft Word  në folderin StartUp veprohet:

Klik tek butoni Start/ Settings/ taskbar

Klik në rubrikën  Start Menu Programs.

Klik mbi butonin  Add  për të shtuar një program.Hapet kutia për dialog  Create ShortCut = krijimi i shkurtër ose krijimi i hopit.

Klik mbi butonin browse = shfletoj  për të lokalizuar skedarin programor. Hapet kuti dialoguese

Nga kutia  Look  = shikoj në  folderin ku ndodhet Microsoft Word

Klik mbi butonin Open Kutia për dialog Create ShortCut paraqitet me rrugë kalimin për skedarin që keni zgjedhur.

Klik mbi butonin Next

Klik mbi folderin StartUp nga lista.

Klik tek butoni Finish.

Krijimi kalimeve direkt në desktop.

Në programin My Computer  ose Windows Explorer objektin që doni të arrini shpejtë.

Klik mbi të me butonin e djadhtë të mausit dhe duke e mbajtur atë të shtypur vendoseni objektin mbi desktop. Lëshoni butonin e mausit.

Në një vend bosh të desktop-it klik me të djathtën te Create ShortCut(s) Here.

Objekti që zgjodhët paraqetet ne desktop-in tuaj.

Grupet e programeve.

Shtimi i një folderi në menunë Start realizohet

Klik mbi butonin e djathtë të mausit Start

Klik te Open.shfaqet dritarja e menusp Start

          Klik te ikona Programs/ file/ New nga rreshti i menusë

/ folder nga nënmenuja

Një folder i ri është shtuar tek folderi Programs.një kuti teksti paraqitet rreth emrit të folderit ku mund të shkruani një emër të ri,i coli mund të përmbaj 255 karaktere.

Shkruani Programet e mia  shtyp Enter

Mbyll dritaren Programs  klik mbi Start dhe à Programs ,klik jashtë Start.

DISA MESAZHE NE RASTE ANOMALIE TE KOMPJUTERIT.

 

  • KUR SISTEMI NUK PERGJIGJET KUR KLIKOJME TE START

Kosultohuni  me Help për të zgjidhur problemin

 

  • KUR KENI PROBLEM TE AFISHIMIT NE EKRAN

Kur nuk duket asgje gjate nje peridhe pas 2 minuta

  • kontrolloni kabllot lidhese te ushqimit dhe te sinjalit per monitorin
  • kontrolloni ndriçimin e ekranit se mund te jete ne minimum ose kontrasti ne minimum.
  • foleja e leximit te diskettes te jetë bosh.

Në qoftë se problemi nuk zgjidhet atehere mbylleni kompjuterin dhe hapeni pas disa minutash

Në qoftë se akoma nuk funksionon atehere fusni disketen e emrgjences Startup e Windows  për të lëshuar kompjuterin për pune. Del mesazhi në ekran Starting Windows.

Në qoftë se edhe pas kësaj programi nuk ngarkohet  atëhere ndiqni proceduren e leshimit hap pas hapi.

 

  • SI MUND TE ÇLIROHET KUJTESA RAM
  1. kur mbyllen programe dhe dokumenta
  2. kur boshatiset koshi (Recycle Bin)
  3. kur heqim nga udhezuesi Start Menu skedar te panevojshem.
  4. hapesire disku e lire duhet te jetë 10 MB për të bërë të mundur administrimin automatik të kujtesës virtuale.
  5. hiqen komponente te windows-it që nuk ju sherbejne        ( exchange,audio,disa aksesor)
  6. ngjeshja e udhezuesve (pkzip) për të ngjeshur ata udhëzues që I përdorni më rrallë
  7. ngjeshja e harddisk-ut me anë të Drive Spase për efekt dyfishim të hapësirës së afrushme në të.

 

  • KUR KOMPJUTERI DUKET I BLLOKUAR.
  1. shtyp njëherë tatën ESC , kur vazhdon I bllokuar
  2. shtypni CTRL + TAB ose CTRL + ESC
  3. shtyp CTRL+ALT+DEL kur I mbyll të gjitha zbatimet. Ku paraqitet një listë programesh active
  4. zgjedhim një program dhe klikojmë tek butoni  End Task
  5. përsëritet ky veprim për të gjithë programet e listës dhe në fund shtypet butoni Shut Down.
  6. zgjidhet rilëshimi I kompjuterit për punë (Restart the computer?)

 

  • KUR KEMI MOS FUNKSIONIM TE PRINTERIT

 

Nuk nxjerr në shtyp.

  1. kontrollohet nëse printeri është në gadishmëri..
  2. shtypni një faqe prove
  3. klik Setitngs/ Printers/ klik me te djadhten te printeri tuaj/ Properties në dritaren dialoguese klik te butoni Print text page. Po në këtë dritare tek butoni Details tregohet porta korrekte e lidhjes së printerit me kompjuterin ( ne shume raste LPT1)

 

kur një faqe shtypet pjeserisht.

  1. kontrolloni orientimin e saj
  2. verifikoni komanden Page setup ose te
  3. rregulloni marzhet në qoftë se ato nuk janë korrekte.
  4. përmasat e faqes duhet të përkojnë me atë të sipërfaqes së shkruar të dokumentit.

 

Kur perfitohet një kod gabim postscript në lidhje me një text …

  1. shfrytëzoni një një driver PostScript me një printer jo PostScript sepse printeri ka nevoje te jete në menyrën PostScript për të shtypur në mënyrë korekte.

 

Kur karakteret nuk dalin në shtyp në mënyrë korrekte

  1. shfrytëzoni në më të shumtën e rasteve karaktere shtypi True Type.
  2. karakteret e tipit MS Sans Serif dhe System nuk paraqesin alternative te mira,prandaj në rastet e gabimeve nuk duhet të përdoren.
  3. provoni të shtypni pasi keni bërë ndryshimet e karakterev.
  4. mund të jetë montuar në mënyrë të gabuar një kartë mundësish fontesh shtesë në qoftë se është paisur.Te dritarja Properties klik te butoni I Fonts duke zgjedhur karten korrekte te fondeve. Ose butoni Install Printer Fonts
  5. në qoftë se karakteret True Type përsëri nuk dalin mire në shtyp  atëhere shtypini ato si

 

Kur printeri me ngjyra shtyp bardhë e zi.

  1. kontrollo korrektësin e instalimit të printerit.
  2. në dritaren Properties/ Details/ Settings për të kontrolluar ekzostencën e zgjedhjeve të mundshme të kartave të nxjerrjes në shtyp.

 

Kur shtypi është í ngadaltë

  1. në dritaren Properties/ Details/ Spool Settings (duhet të jetë active)
  2. në qoftë se shtypi ju kërkon shumë kohe provoni të ndryshoni formatin e të dhenave të Spool nga EMFRAW

 

  • PROCEDURA PER INSTALIMIN E WINDOWS

Për të instaluar Windows-in duhet :

  1. kompjuteri ka në disk 30 MB hapesirë të lire
  2. është I paisur me një microprocessor 80386 e sipër
  3. shpejtësia 50 MHz
  4. kapaciteti 8 MB RAM

 

  1. pas kësaj fillojmë instalimin si më poshtë:
  2. futim CD në paisjen përkatëse
  3. të lexohet me vëmendje skedari TXT ose skedari Setup.TXT që ndodhet në udhëzuesin win CD.
  4. në ambjentet e Windows-it aktivizojmë File Manager ose direct Program Manager  klikojmë ne File si dhe në Run dhe shtypim D:\WIN98\SETUP  ENTER
  5. klikojmë te butoni Continue për lëshimin e Setup
  6. kur duket teksti I liçences së përdorimit të Windows-it klik Ok.
  7. mbyllni të gjitha programet e tjera që mund të jenë për momentin në ekzekutim.
  8. lfaza e pare e instalimit.Programi kontrollon Hardware shtypni next.
  9. shfaqet mesazhi se ku do të instalohet windows-I
  10. shtypet next windowspropozohet si implicit.
  11. programi kontrolon sistemin operativ të instaluar në kompjuter. Del dritarja dialoguese që kërkon tipin e instalimit,e cila ka kater mundesi: zgjedhje tipike,perdoret për instalimin e masmedias, zgjedhje portable,  zgjedhje minimale kur perdoruesi ka burime modeste, I personalizuar kur duam instalim të plotë
  12. klikojmë te tipi I instalimit që duam shtypim next
  13. kur kërkohet futja e informacionit lidhur me përdoruesin futet emri dhe institucioni I tij shtypet next.
  14. programi fillon punën duke kontrolluar karakteristikat hardware të sistemit.Duhet të presim pa e nderprerë procesin.
  15. shfaqen mundesite per instalimin e utilitarëve të komunikimit që duam të instalojmë.
  16. bejmë zgjedhjen automatike klikojmë next.
  17. programi kërkon të dhena identifikuese për rrjetin duke përfshirë emrin e kompjuterit në rrjet klik next.
  18. kërkohet nëse doni të krijoni një diskette startup Windows 98 përgjigjemi  Ok dhe klik next
  19. faza e dytë e cila kopjon skedarët e sistemit në hard disk klik next
  20. faza e tretë kur përfundon kopjimi I skedarëve klik Finish
  21. sistemi ristartohet dhe duket sfondi I windows-it që kërkohet të futet një fjalëkalim fut passwordin Ok.
  22. windows 98 kërkon vendosjen e dates dhe ores korente.
  23. Me vendosjen e tyre sistemi lëshohet në punë dhe afishon dritaren desktop.

 

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *