Browsing Category

Security

Security

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Sonte kishte ardhur në adresën time të e-mail-it, një nga këto mashtrimet e radhës, që mjaft njerëz bien pre. Për të patur një ide të përgjithshme do t’i marrim hapat një nga një.

Fillimisht na vjen një email, nga një person që nuk e njohim.
Gjithmonë duhet të jemi skeptikë nëse marrim një email nga një person që nuk e njohim.
a.) E thjeshtë nuk e njohim, dhe është e natyrshme që të jemi skeptikë. (Pra nuk njohim ndonjë Leah Murphy)
b.) Personat kur mashtrojnë nuk janë ata që pretendojnë që janë. (“kompania” GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY thjesht nuk ekziston)
c.) Zakonisht përdorin emra të zakonshëm dhe të përhapur Leah Murphy, John Smith
b.) Gjuha më e përdorur është anglishtja por meqënëse ky email është i përkthyer në shqip, vendosa ta bëj publike.
e.) Edhe sikur gjuha të jetë në shqip përkthimet zakonisht bëhen automatikisht me ndonjë softuer. (Por nuk përjashtohen mashtruesit shqipfolës…)
Continue Reading

Security

Filter i Gmail Spam

            Edhe pse Gmail është një nga shërbimet më të mira online dhe falas, i postës elektronike, përsëri shumë postime spam i kalojnë filtrat e google-it. Do vijë një moment ku adresën tonë të e-mail-it do ta përdorim për t’u regjistruar diku që të kemi qasje (akses) në një sajt, aplikim etj. Dhe që nga momenti që ne e japim adresën tonë nuk jemi në kontroll më sesi personat që e morën këtë adresë, kanë për ta përdorur atë. Ka raste që edhe sikur adresën tonë ta kemi shumë ekskluzive edhe përdorim brenda një rrethi të ngushtë njerëzit, nëse adresa e dikujt është hakuar atëherë edhe adresa jonë tashmë është e njohur prej hakuesve apo kompjuterave që janë përdorur për këtë “punë”. Continue Reading