All Posts By

HonoLulu

Security

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Sonte kishte ardhur në adresën time të e-mail-it, një nga këto mashtrimet e radhës, që mjaft njerëz bien pre. Për të patur një ide të përgjithshme do t’i marrim hapat një nga një.

Fillimisht na vjen një email, nga një person që nuk e njohim.
Gjithmonë duhet të jemi skeptikë nëse marrim një email nga një person që nuk e njohim.
a.) E thjeshtë nuk e njohim, dhe është e natyrshme që të jemi skeptikë. (Pra nuk njohim ndonjë Leah Murphy)
b.) Personat kur mashtrojnë nuk janë ata që pretendojnë që janë. (“kompania” GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY thjesht nuk ekziston)
c.) Zakonisht përdorin emra të zakonshëm dhe të përhapur Leah Murphy, John Smith
b.) Gjuha më e përdorur është anglishtja por meqënëse ky email është i përkthyer në shqip, vendosa ta bëj publike.
e.) Edhe sikur gjuha të jetë në shqip përkthimet zakonisht bëhen automatikisht me ndonjë softuer. (Por nuk përjashtohen mashtruesit shqipfolës…)
Continue Reading

Uncategorized

Simbolet – Karakteret Speciale

 

Një ditë më nevojiteshin disa simbole kur po shkruaja diçka online, dhe me atë rast bëra një përmbledhje simbolesh apo (karakteresh speciale) të cila mund të përdoren nga cilido, thjesht duke i kopjuar dhe i ngjitur (copy/poste) atje ku dëshiron. Pra këto karaktere speciale janë në këto kategori, simbole të ndryshme, emoxhis, shenja pikësimi, numra, simbole matematikore, forma grafike, valuta, simbole klasike, shigjeta dhe shkronja.

Continue Reading

Security

Filter i Gmail Spam

            Edhe pse Gmail është një nga shërbimet më të mira online dhe falas, i postës elektronike, përsëri shumë postime spam i kalojnë filtrat e google-it. Do vijë një moment ku adresën tonë të e-mail-it do ta përdorim për t’u regjistruar diku që të kemi qasje (akses) në një sajt, aplikim etj. Dhe që nga momenti që ne e japim adresën tonë nuk jemi në kontroll më sesi personat që e morën këtë adresë, kanë për ta përdorur atë. Ka raste që edhe sikur adresën tonë ta kemi shumë ekskluzive edhe përdorim brenda një rrethi të ngushtë njerëzit, nëse adresa e dikujt është hakuar atëherë edhe adresa jonë tashmë është e njohur prej hakuesve apo kompjuterave që janë përdorur për këtë “punë”. Continue Reading

Software

Software të domosdoshëm

Këtu do të bëjmë një listë me programet më të domosdoshëm për kompjuterin tuaj.

Këtu do të gjeni vetëm programet falas.


Softuarë që përdoren për shkakim:

Programe falas

     JDOWNLOADER: Ekzistojnë shumë programe në internet që përdoren për shkarkim por më i miri për shkarkime direkt është JDOWNLOADER. Është një program falas dhe shumë i fuqishëm nëse do të filloni ta përdorni nuk do ta ndërroni dhe nuk keni për të përdorur tjetër. Bazohet në platformën e Java-s dhe ju jep mundësi të shkarkoni akoma dhe nga youtube në format video apo mp3,  mund të shkarkoni skedarë pdf dhe swf nga sajte të ndryshëm si dhe skedarë nga shumë sajte të tjera që përdoren për ruajtje në masë të të dhënave. Për funksionimin e këtij programi nevojitet të jetë e instaluar platforma Java në kompjuterin tuaj.

Continue Reading

Software Update

Microsoft Office në Shqip

Për të gjithë ata gjë duan të kenë një ambjent pune të mikrosoft word, excel, access etj në gjuhën shqip paketat e programeve te zyrës (office packages) të gjigantit të microsoft -it e ka bërë të mundshme edhe në gjuhën shqipe. Thjesht pasi të keni instaluar programin e office duhet të shkarkoni një skedar të vogël, më pas ta instaloni dhe vuala tanimë keni mundësi t’i përdorni programet në gjuhën shqipe. Duhet të keni parasysh që ka dy versione për windows 32bit dhe widows 64bit, nëse nuk e dini se çfarë windows keni shkoni ne desktop dhe bëni klikun e djathtë tek icon -a e my computer dhe më pas përzgjidhni properties, tek dritarja që hapet do shikojmë sytem type i cili na tregon llojin e sistemit operativ që kemi. Ka shumë rëndësi që instalimi të jetë i njëjte me llojin e sistemit sepse në rast të kundërt nuk ka për të funksionuar apo më keq krijuar probleme.

Continue Reading

C++ Gjuhe programimi

C++

gjuha-e-programimit-c++

Gjuha e programimit C++ (lexohet si plas plas) është një nga gjuhët më të përhapura të programimit dhe është për përdorim të përgjithshëm. Nuk konsiderohet si gjuhë e vështirë për t’u mësuar. Continue Reading

informatika Uncategorized

Steganografia

Steganografia | Çfarë është steganografia?
(nga greqishtja στεγανός, steganos = i kyçur + γραφή, grafi = shkrim)
Steganografia është një proçedurë gjatë së cilës fshihet informacioni. Qëllimi i steganografisë është dërgimi i informacionit në mënyrë të tillë që të mos kuptohet nga persona të padëshiruar por vetëm nga personi që duhet ta mësojë. Për siguri më të madhe mënyra me të cilën është bërë steganografia e informacionit dhe mënyra e rifitimit të tij duhet të dihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Kjo metodë përdoret gjerësisht në programet kompjuterikë por kjo nuk do të thotë se është një teknikë e re. Akoma edhe Herodoti na raporton se në Greqinë e Lashtë përdoreshin mënyra të ndryshme. Continue Reading

Fjalori i informatikës informatika

Error 404

Error 404 – Çfarë është ky gabim?

E kush nuk e njeh këtë mesazh. Nuk ka rëndësi se sa eksperiencë keni në internet ka shumë gjasa ta keni hasur këtë gabim. Ky është një mesazh standart dhe tregon se kompjuteri komunikoi me serverin e faqes së internetit që jemi duke Continue Reading

Uncategorized

Si të zgjedhim një fjalëkalim/password të fortë

Nuk ka rëndësi nëse keni një kompjuter, një rrjet kompjuterash keni një llogoari bankare apo thjesht një e-mail dhe një llogari në facebook. Gjithnjë duhet të mendoni për përdorimin e një fjalëkalimi (password) të fortë dhe të mos jeni të vetëkënaqur me atë që keni duke menduar se nuk jeni në rrezik, dhe se nuk i intereson askujt të vjedhë informacionet, dhe të përdorë të gjitha të dhënat e juaja.
SULME NDODHIN dhe janë të zakonshme.

Continue Reading