application

Lojë interaktive

Shqipopedia sapo ngriti online programin e saj të fundit, dhe bëhet fjalë pikërisht për Kuizin Gjeografik të rretheve të Shqipërisë. Ky softuer është shkruar në Flash, dhe siç mund ta dini platforma Flash përveç grafikës fantastike vektoriale, ka të implementuar gjuhën programuese C++.

Me atë rast po ndajmë disa komanda

Këto komanda emërtohen actionscript. Psh:

  • fscommand(“fullscreen”, “true”);
    kjo komandë e bën programin të jetë në të gjithë ekranin dhe nëse nuk e duam në gjithë ekranin atëherë përdorim    fscommand(“fullscreen”, “false”);
  • stop ();
    Kjo komandë ndalon ‘lëvizjen’
  • fscommand(“trapallkeys”, “true”);
    Kjo komandë bllokon disa funksione të butonave të tastjerës, psh bllokohet funsioni i butonit esc.
  • stopAllSounds();
    Kjo komandë ndal të gjithë tingujt.
  • gotoAndPlay(100);
    Kjo të çon në kornizën (frame) psh 100 dhe pastaj vazhdon ‘lëvizjen’.
  • gotoAndStop(100);
    Kjo të çon në kornizën (frame) psh 100 dhe pastaj ndalon ‘lëvizjen’.

Rasti i mëposhtëm është nga kodi që kemi vendosur në një buton.
Të cilit i themi se pasi ta kemi lëshuar mausin (pas klikimit) programi të zvendoset
te skena 2 dhe te korniza 1.

on (release) {

gotoAndPlay(“Scene 2”, 1);

}

Këto qenë disa raste të përgjithshme përsa i përket kodit në Flash.
Për të shkarkuar këtë aplikacion klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply