Monthly Archives

November 2017

Security

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Si të identifikojmë mashtrimet online?

Sonte kishte ardhur në adresën time të e-mail-it, një nga këto mashtrimet e radhës, që mjaft njerëz bien pre. Për të patur një ide të përgjithshme do t’i marrim hapat një nga një.

Fillimisht na vjen një email, nga një person që nuk e njohim.
Gjithmonë duhet të jemi skeptikë nëse marrim një email nga një person që nuk e njohim.
a.) E thjeshtë nuk e njohim, dhe është e natyrshme që të jemi skeptikë. (Pra nuk njohim ndonjë Leah Murphy)
b.) Personat kur mashtrojnë nuk janë ata që pretendojnë që janë. (“kompania” GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY thjesht nuk ekziston)
c.) Zakonisht përdorin emra të zakonshëm dhe të përhapur Leah Murphy, John Smith
b.) Gjuha më e përdorur është anglishtja por meqënëse ky email është i përkthyer në shqip, vendosa ta bëj publike.
e.) Edhe sikur gjuha të jetë në shqip përkthimet zakonisht bëhen automatikisht me ndonjë softuer. (Por nuk përjashtohen mashtruesit shqipfolës…)
Continue Reading